E Diel, 1 Nëntor 2026

Withers: Si në 1944, beteja për fjalën e lirë të vazhdojë

TIRANE- Më 16 nëntor 1944, 37 intelektualë të Tiranës u ekzekutuan pa gjyq, pasi nuk ishin në krah të Partisë Komuniste . Sot 65 vjet më pas ambasadori amerikan John Withers bën thirrje se shqiptarët duhet të vazhdojnë betejën për "mbrojtjen e fjalës së lirë” ,ideali për të cilën 37 intelektualet ishin të gatshëm të jepnin jetën e tyre.

I pranishëm në ceremoninë e organizuar nga Shoqata Mbarëkombëtare e të Persekutuarve Politikë dhe ambasada amerikane, për të përkujtuar dhe nderuar 37 intelektualët e Tiranës, zoti Withers mbajti fjalën e nderit.

“Beteja për të cilën ato u përballën në 1940, në ato vite, është e njëjta betejë që vazhdon edhe sot. Duhet të jemi të vendosur që sa herë që shohim censurë nga ana e qeverisë duhet ta kundërshtojmë. Sa herë shohim të kanoset shtypi duhet ta kundërshtojmë atë. Sa herë shohim një grup të shoqërisë të cilët shmangin zbatimin e ligjit kundër vetes duhet ta kundërshtojmë atë. Sa herë shohim dhunë, një përpjekje për të fshirë shkëmbinin e lirë të ideve duhet ta kundërshtojmë atë.
Në këtë mënyrë ne kemi për të ruajtur jo vetëm kujtimin e tyre, por besimin te ideali për të cilën ata ishin të gatshëm të jepnin jetën e tyre. Por ne mund ti japim pavdekësinë idealeve të tyre. Ne nuk mund ti japim pavdekësinë atyre personave. Ata e dhanë jetën për një parim për një idela prandaj të sigurohemi që e gjithë sakrifica e tyre të mund të kujtohet"- deklaroi Withers në fjalën e tij

Në këtë ceremoni Presidenti Topi do t'i nderojë të 37 intelektualët e pushkatuar me titullin "Nderi i Kombit".

Mes gjithë këtij grupi intelektualësh do të nderohen dhe Lorenc Rasha, i laureuar dy herë në Austri dhe Itali për mjekësi dhe që është babai i akrobates së njohur Vitore Sallaku (bashkëshortja e humoristit Skënder Sallaku). Mehmet Dado, që mbaroi me medalje ari te 'Harry Fulltz', shkoi në Kozenca për inxhinier, përfundoi me medalje ari si ushtarak i lartë, por ngaqë nuk pranoi të betohet para flamurit italian, e ulën në gradë.

Isuf Adhamin, drejtori i parë i kompanisë bujqësore Qafzotaj, që ishte i martuar me një italiane dhe kishte të birin vetëm dy vjeç kur ai u ekzekutua. Sot, i biri tij, Adham Adhami, doktor i njohur në Itali, merr pjesë në këtë ceremoni, ku përveç babait të tij, do të nderohen dhe intelektualë të shumtë. Në mesin e të pushkatuarve janë dhe dy vëllezërit dhe kushëriri i Musine Kokalarit, Muntaz dhe Vesim Kokalari si dhe Syrja Kokalari.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›