Vret veten me pushkë nëna e dy fëmijëve
Një grua 44-vjeçare është
vetëvrarë me armë zjarri në një
fshat të Krujës. Nga hetimet e
para rezulton se bëhet fjalë për një
vetëvrasje, ndërkohë që po hetohet më tej
për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe çdo
hije dyshimi për ndikim të dikujt tjetër në
ndërmarrjen e këtij akti nga nëna e dy fëmijëve,
13 dhe 17 vjeç. Viktima është Fatime
Kameri, 44 vjeçe, banore e fshatit Ranz të
Komunës së Cudhisë në Krujë. Ngjarja ka
ndodhur në orët e vona të së martës. Gruaja
ka përdorur një pushkë automatike 10-
she për t‘u ndarë nga jeta. Vdekja ka qenë
e shpejtë dhe çdo përpjekje për ta mbajtur
në jetë ka qenë e kotë. Në vendin e ngjarjes
ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet
e para, si dhe deklarimet e familjarëve
rezulton që gruaja të jetë vetëvrarë
në kushtet e një depresioni nervor që e
kishte mbërthyer kohët e fundit. Viktima
vuante nga disa sëmundje dhe disa javë
më parë kishte bërë një ndërhyrje kirurgjikale
në zemër. Kjo histori e rënduar
sëmundjesh dyshohet të ketë krijuar
gjendjen depresive te gruaja, ndërkohë që
hetimet për veprën penale të shkaktimit
të vetëvrasjes do të vazhdojnë nga
prokuroria e rrethit gjyqësor të Krujës.