E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tronditet Gjermania: Një 17-vjeçar merr 16 jetë

Gjermania ka përjetuar
dje një nga momentet
e saj më të rënda e më
dramatike të kohëve
të fundit, që ka tronditur shumë
opinionin publik, veçanërisht
prindërit. Një 17-vjeçar me armë
është shndërruar befas në një
vrasës, duke hapur zjarr në ishshkollën
e tij në jugperëndim
të vendit. Pasojë e tërbimit dhe
çmendurisë së adoleshentit
ishin 15 viktima. Si ka mbaruar
kasaphanën, djaloshi ka mbetur i
vrarë në një shkëmbim zjarri me
policinë. Ish-nxënësi i shkollës,
i veshur me rroba ushtarake të
zeza, ka hyrë në shkollën që ndodhet
në Winnendenit, një qytezë
me 27 mijë banorë, në afërsi të
Shtutgartit rreth orës 9:30. Me
të hyrë, ka nisur të qëllojë kë t‘i
dilte përpara. Fillimisht, në vrull
e sipër, mori menjëherë jetën e
9 nxënësve dhe 3 mësueseve, si
dhe një personi tjetër që ndodhej
rastësisht në shkollë. Më pas tentoi
të largohej me makinë, duke
pasur një peng në duart e tij. Por
nuk ka mundur të avancojë shumë,
duke qenë se është qëlluar
nga forcat e policisë, që ndërkohë
kishin rrethuar godinën. Veç
nxënësve dhe mësuesve humbën
jetën edhe dy kalimtarë dhe dy
policë janë plagosur dhe janë në
gjendje të rëndë. Kësisoj numri i
viktimave ka shkuar në 16, duke
përfshirë edhe vetë ekzekutorin.
Ajo çka nuk dihet ende është
nëse ish-nxënësi është vrarë nga
forcat e policisë, apo ka vrarë
veten. Ndërkohë për gjithë komunitetin
e vogël të qytetit dhe
vetë shefin e policisë së krahinës
së Baden-Wurttembergut, kjo
ngjarje është më e rënda e këtyre
19 viteve të fundit. Një zëdhënës
i qeverisë gjermane në Berlin
bëri të ditur se ishte "thellësisht
i tronditur" nga tragjedia. Vrasjet
në seri brenda një periudhe të
shkurtër kohe janë edhe lajmi
më tronditës me të cilin janë
përballur gjermanët prej vitesh.
Në vitin 2006, një person
i armatosur me armë zjarri dhe
eksploziv sulmoi një shkollë në
qytetin perëndimor të Emsdettenit,
duke plagosur 11 persona e
më pas duke vrarë veten. Në prill
të vitit 2002, Gjermania përjetoi
një tjetër ngjarje tronditëse me
shkollat, kur një person i armatosur
vrau 17 persona, përfshi
edhe veten në një shkollë të
mesme në Erfurt. Gjermania ka
ligje shumë të rrepta për përdorimin
e armëve. Për të pasur një
armë zjarri në këtë vend duhet të
përmbushësh një sërë kriteresh
moshe dhe kritere të tjera, që jo
çdokush mund t‘i arrijë. Vrasjet
e djeshme pasojnë një tjetër akt
të tmerrshëm dhe të ngjashëm,
këtë herë në Shtetet e Bashkuara
të Amerikës, ku një person i
armatosur ka vrarë 10 persona
e më pas veten në Alabama. Për
sa i përket detajeve për vrasësin
dhe shkaqeve që e çuan të ndërmerrte
një krim të tillë, ato janë
ende të paqarta përfundimisht,
por mësohet se ai mund të ketë
përdorur një armë ilegale. Nga
të dhënat e para mësohet se
ai ka qenë një nxënës i dobët
dhe sipas deklaratave të para të
psikologëve ka pasur një personalitet
të dyfish

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›