E Diel, 1 Nëntor 2026

Bosch, politika dhe gjyqësori të distancohen

Shefi i prezencës së OSBE-së në Tiranë,
Robert Bosch, i kërkon gjyqësorit
të jetë sa më larg politikës. Në
takimin me gjyqtarët dhe përfaqësuesit
e Këshillit të Lartë të Drejtësisë në Shkollën
e Magjistraturës, Bosch tha se
"Pavarësia e pushtetit gjyqësor, duhet
të jetë në nivelin më të lartë, si një ndër
kushtet jetike për një shtet të lirë
demokratik, ku sundon ligji". Ai i kërkoi
gjyqtarëve që gjatë gjykimit t‘i përmbahen
Kodit të Etikës në vendimmarrje.
Ndërkohë, Kreshnik Spahiu, nënkryetari
i KLD-së u ka sjellë në vëmendje të
pranishmëve një ndër parimet kryesore
etike të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut
në Strasburg. Sipas numrit dy të KLDsë
në këtë parim thuhet se drejtësia jo
vetëm duhet të jetë e paanshme, por
edhe të perceptohet si e tillë. Një nga
pikat kyçe të diskutuara dje ka qenë ajo
që lidhet me dhënien e vendimeve jashtë
konfliktit të interesit. Kreshnik Spahiu
u kërkoi gjyqtarëve që të japin vendimet
e tyre duke dalë jashtë konflikteve të interesit.
Pra, sipas Spahiut, gjyqtari duhet
të ketë rol ta paanshëm në dhënien e
vendimit dhe këtë gjë duhet ta reflektojë
edhe me etikën e tij profesionale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›