E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eduardo në gjyq me xhaxhain e gruas

Sulmuesi kroat i Arsenalit, Eduardo, është hedhur në gjyq nga xhaxhi i gruas së tij, i cili kërkon 1.2 milionë euro për transferimin e futbollistit nga Dinamo e Zagrebit te skuadra londineze. Miljenko Radivojeviç ka deklaruar se Eduardo ka shkelur një kontratë pune të firmosur në vitin 2003, e cila i jep atij të drejtën të kërkojë 10% nga shuma e çdo transferimi të lojtarit. Nga ana e tij, futbollisti është kundërpërgjigjur, duke hedhur në gjyq xhaxhain e gruas për mashtrim dhe shpifje.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›