Berisha: Do respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese
"Ekzekutivi është në zbatim të vendimeve të gjykatave". Ky ka qenë reagimi i Kryeministrit Sali Berisha, duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kthimin e ligjit për procedurat tatimore, që njihet ndryshe si ligji i gjobave. Berisha u shpreh se qeveria është kategorike në zbatimin e të gjitha vendimeve të gjykatave. "Nuk mendoj se ekzekutivi do të marrë një hap kundërthënës, por duhet të theksoj një gjë, meqë jemi te kjo çështje. Ka një vendim fatal të gjykatës, i cili i jep të gjithë pushtetin gjykatës. Në mënyrë absolute i gjithë pushteti nuk mund t`i jepet gjykatës, sepse në asnjë vend të botës nuk ka gjithëpushtet gjykata. Por, kjo çështje nuk zgjidhet me kundërshtim vendimesh. Kjo çështje zgjidhet me reforma", tha Berisha. Sipas tij, nuk ka në asnjë vend të botës ku gjykata të vendosë masa sigurie për kontrabandistin, të vendosë masë sigurie për hajdutin dhe të bllokojë ekzekutimin e vendimit ekzekutiv. "Në të gjithë legjislacionin e botës nuk ekziston, se përndryshe pastaj nuk ka kuptim i gjithë pushteti i gjykatës", tha Berisha.
Ai premtoi se vendimi do të zbatohet dhe reforma do të vazhdojë. "Ne do të vazhdojmë reformën, sepse nuk mund të pranojmë këtë situatë. Nëse ti kapesh me kontrabandë dhe gjykata bllokon vendimin e ekzekutivit, kjo do të thotë se pastaj gjykata bën doganierin, bën taksambledhësin, bën ekzekutivin, bën policin, bën shoferin, pra i bën të gjitha", tha Berisha. Deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj, u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për nenin ‘e gjobave‘ nuk lë vend për rimiratim të tij në Kuvend. Deputeti Biberaj ka reaguar dje rreth vendimit të shpallur një ditë më parë nga kjo gjykatë, e cila shfuqizoi për papajtueshmëri me Kushtetutën e Shqipërisë pikën 2 të nenit 3 të ligjit nr. 9713, dt.16.04.2007, sipas të cilit, tatimpaguesit para se të paraqiten për shqyrtim gjyqësor, janë të detyruar të paguajnë 15 për qind të çdo gjobe dhe interesi. "Ky ka qenë një ligj i debatuar dhe vendimi i marrë dje nga Gjykata Kushtetuese është përfundimtar. Kjo dëshmon edhe njëherë mirëfunksionimin e sistemit të demokracisë në Shqipëri dhe të institucioneve të pavarura. Pra, është një demokraci që ka rregullat e veta të lojës dhe ne si parlamentarë duhet t‘i zbatojmë dhe respektojmë ato", tha deputeti i djathtë. Sipas tij, "në momentin që Kushtetuesja ka marrë një vendim, mendoj se nuk ka vend për të rimiratuar nenin përkatës ‘për gjobat‘. Për sa u takon konsekuencave gjatë zbatimit të këtij neni, fatmirësisht, ka pasur vetëm disa raste të veçuara të aplikimit të tij, për të cilat ka hapësirë zgjidhja e çështjes në gjykatë".