Financat: Detyrimet nga shfuqizimi i nenit, modeste
Burime zyrtare nga Ministria e Financave shprehen për gazetën "Shqip" se janë të pakta ato biznese që kanë paguar gjobën në masën 15 për qind, para se të bëjnë apelimin në gjykatë. Tashmë që ligji "Për procedurat tatimore" është shfuqizuar pikërisht te neni që lidhet me gjobat, Ministrisë së Financave i mbetet të nisë punën për rillogaritjen e shumave të paguara nga biznesi. Kjo për faktin se vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë fuqi ligjore prapavepruese. Por ministria është shprehur se shumat që duhen rikthyer pas janë në nivele tepër modeste, duke e bërë edhe më të lehtë zbatimin e ligjit.