E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma interesohet për Guiza

Zyrtarët e Romës po mendojnë për sezonin e ardhshëm dhe kanë filluar reformën e tyre, duke kërkuar një sulmues të mirëfilltë. Kandidatura më e mundshme është ajo e Guiza të Majorkës, i cili ka shënuar 24 gola në këtë kampionat. Futbollisti ka një klauzolë largimi prej 15 milionë eurosh në kontratën e tij dhe menaxherët e Romës do të udhëtojnë gjatë kësaj jave drejt Spanjës, ku do të flasin me drejtuesit e Majorkës për blerjen e futbollistit, i cili ka edhe tre vjet të tjera kontratë me këtë klub.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›