Na kanë vendosur një postë të re policie në prag të zgjedhjeve
19/05/2005 Kryetari i Komunës Ksamil akuzon kryetarin e PS
Kryetari i Komunës së Ksamilit, Vesel Kocciu, në një prononcim për “Metropol” tha se me kujdesin e kandidatit të PS-së në këtë zonë, Kryeministrit Nano po ngrihet një postë policie për Ksamilin, kur nuk ka mbetur dhe shumë kohë përpara votimeve të tre korrikut. “Unë nuk jam kundër vendosjes së postës së policisë, por më duket paksa i ccuditshëm ky veprim në prag të zgjedhjeve. Ngritjen e postës e kanë justifikuar me rritjen e fluksit të pushuesve, por i njëjti fluks ka qenë dhe vjet dhe rendin e ka mbajtur shumë mirë policia e Sarandës”, tha Kocciu. Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Ksamilit nuk ka kursyer akuzat në adresë të Kryeministrit, i cili, sipas tij, po përdor pushtetin për t’i bërë presion banorëve të zonës. “Prishjen e lokaleve në Ksamil, unë e quaj një presion të pastër të Kryeministrit dhe hakmarrje për indiferencën që ata treguan gjatë vizitës së tij në Ksamil. Policia Ndërtimore nuk u mor me ndërprejen e punimeve në fshatin turistik të Sarandës që jo vetëm është pa leje, por po i sjell një dëm prej 200 milionë lekësh komunës së Ksamilit, por u mor me disa baraka druri, që sipas ndërtimorëve, të ardhur enkas nga Tirana, qenkan të demokratëve. Ato lokale aty kanë qenë edhe në kohën e socialistëve dhe kanë leje të rregullt nga Komuna”, tha Kocciu. Sipas tij, dy kryetarët e PS-së së Ksamilit, Eqerem Çaushi dhe Ruhan Balani, me porosi të Kryeministrit kanë filluar matjen në terren të tokave, duke u premtuar banorëve toka në kundërshtim me planin urbanistik.