Alarm i rremë për bombë te Stacioni i Trenit
TIRANË - Rezulton fals alarmi për bombë në afërsi të Stacionit të Trenit. Një objekt i dyshimtë, një çantë e braktisur, është konstatuar nga forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar zonën në afërsi të Bankës Amerikane të Shqipërisë. Specialistë të Xhenios në vendngjarje kanë skanuar objektin dhe më pas kanë kryer hapjen e çantës, por brenda saj kishte vetëm sende personale si libra, veshmbathje etj.
5 Maj 2008