Petrit Liçi rikërkon liri me kusht te Krimet e Rënda
Të penduarit të Drejtësisë i kanë mbetur edhe tre muaj nga mbarimi i dënimit. Krimet e Rënda ia delegojnë kërkesën Gjykatës së Faktit të Tiranës
Laureta Rryçi
Tiranë - Gjykata e Krimeve të Rënda e ka cilësuar kërkesën e Petrit Liçit si moskompetencë e saj. I penduari i drejtësisë, ish-anëtari i bandës së Lushnjës, tre muaj në mbarim të dënimit të marrë po nga kjo gjykatë, ka dashur të fitojë lirinë me kusht. Mirëpo, pas vendimit të djeshëm, atij i duhet të përpilojë një tjetër kërkesë për ta depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës. Liçit i kanë mbetur për të kryer edhe tre muaj dënim nga vendimi që ka dhënë për të Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila e dënoi me 8 vjet burg. Tashmë pritet që Gjykata e Tiranës të vendosë nëse do ta pranojë kërkesën e Liçit.
I penduari
U kthye në anëtar të bandës fare rastësisht. Të paktën kështu rezulton në dëshmitë e tij, që janë dhënë në pozicionin e një të penduari të drejtësisë. Ai ishte vetëm 25 vjeç kur në fund të muajit maj të vitit 2003 policia e arrestoi si një ndër më të rrezikshmit e qytetit të Lushnjës. Fletë-arresti i lëshuar mbi të mbante jo një, por shumë akuza, në të cilat nuk kishte vetëm ekzekutime me armë, por edhe akte terroriste. Petrit Liçi jo vetëm është akuzuar, por dhe e ka pranuar tashmë se është një nga anëtarët e së ashtuquajturës “banda e Lushnjës”. Liçi ka pranuar gjithashtu se ka kryer një sërë vrasjesh, por jo me pagesë. Sipas tij, kreu i bandës ishte Alfred Shkurti, që tani mban emrin e Aldo Bares. I penduari i drejtësisë, në prezencë të kolegjit penal të Krimeve të Rënda, prokurorit të çështjes, nuk ka ngurruar që të rrëfejë të gjitha vrasjet që ka realizuar ai në bashkëpunim me miqtë e tij.
Si u bë pjesë e bandës
“Në atë kohë qyteti ishte ndarë në dy banda, ku në njërën anë operonte banda e Artur Dajës, ndërsa në tjetrën banda e Aldo Bares”. Kështu e ka nisur rrëfimin e tij i penduari i drejtësisë kur kishte marrë statusin e të penduarit. Ai ka rrëfyer se kishte qenë shoku i klasës i të pandehurit Erjon Kashari, i cili në vitin 1998, pasi e kishte takuar, i kishte kërkuar që të shkonte së bashku me të dhe me persona të tjerë të bënin roje në shtëpinë e Edion Xhafës. Ky i fundit ishte anëtar i grupit të Aldo Bares, i cili ishte plagosur nga Bledar Haxhia pas një debati që kishin pasur mes tyre. Ndonëse kishte ngritur një biznes privat, një punishte për të prodhuar blloqe betoni, Liçi, pas kërkesës që i ishte bërë nga ish-shoku i klasës, kishte pranuar të bashkëpunonte me të dhe po atë natë kishte shkuar në shtëpinë e Xhafës. I penduari për disa seanca ka rrëfyer gjithçka që dinte si për anëtarët, ashtu edhe për krimet që mbanin emrin e tyre.
Tentojnë të grabisin argjendarinë, plagosin pronarin
TIRANË – Skenat e dhunës u kthyen dje në një argjendari në qendër të Tiranës, fare pranë sheshit “Sulejman Pasha”. Duke iu referuar të dhënave policore që po kryejnë hetimin e ngjarjes, mendohet se dy persona janë autorë të kësaj ngjarjeje të rëndë. Menjëherë policia i ka shpallur në kërkim autorët e paidentifikuar, të cilët kanë shkuar për të blerë në pikën e argjendarisë dhe me pas kanë debatuar me pronarin, Dashamir Leka. Pas debatit dy të dyshuarit e kësaj ngjarjeje e kanë qëlluar atë me pistoletë, ku plumbi e ka kapur në krah dhe në shpatull. Leka aktualisht është duke marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët e policisë së Komisariatit Nr. 1, që po punojnë për zbardhjen dhe kapjen e autorëve. Pritet përmirësimi i gjendjes shëndetësore të Dashamir Lekës, pasi ai është edhe dëshmitari okular i kësaj ngjarjeje, nga ku do të marrin dhe dëshminë e tij për të vazhduar më tej hetimet, ku vetë zoti Leka ka qenë objektivi i dy agresorëve, tashmë të shpallur në kërkim.
5 Maj 2008