Çelsi, embargo grekëve
Tifozet me origjine greke do te ndalohet te hyjne ne tribunat e britanikeve, per shkak te agresivitetit te tyre dhe frymes antishqiptare
Çelsi i Londrës do t’ua ndalojë hyrjen në stadiumin “Stemford Brixh” tifozëve të tij, por me origjinë greke për ndeshjen ndaj Olimpiakosit në Ligën e Kampionëve. “San” njoftoi dje se tifozëve u janë kërkuar dokumentet e identifikimit për të marrë biletat dhe se këto masa janë marrë që tifozët blu me prejardhje greke të mos i japin mundësi tifozëve të Olimpiakosit që të depërtojnë në tribunat e tifozëve vendas. Atmosfera është ndezur shumë për shkak të qëndrimit kundërshtues të tifozëve grekë për pavarësinë e Kosovës. Ata do ta paraqesin edhe në Londër transparentin me shkrimin anglisht “Kosova është Serbi”. Gazeta e Prishtinës, “Ekpres” iu përgjigj këtyre përpjekjeve greke me titullin: “Vazhdojnë me fjalë”.