E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarm për bombë në avionin presidencial maqedonas

09/04/2005  Siguria e delegacioneve ndërkombëtare, që kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore të Papa Gjon Palit II, ka shënuar një alarm të rremë për bombë. Avioni që do të kthente delagacionin maqedonas, të kryesuar nga presidenti Branko Cervenkovski, ka dhënë sinjal për bombë në bord, para se delegacioni të hipte. Alarmi për bombë është dhënë në orën 15.34 minuta, ndërsa delegacioni maqedonas, i përbërë prej 5 anëtarësh, do të kthehej drejt Shkupit pas përfundimit të ceremonisë mortore. Përpara se të ulej në aeroportin "Campino" në Romë, avioni është ulur në një tjetër pistë në orën 16.16, ku është kontrolluar nga forcat e specializuara italiane. Gjatë kohës që avioni qëndronte në ajër, ai është shoqëruar nga avionë luftarakë italianë. Pasi është kontrolluar, ka rezultuar se në avion nuk kishte bombë dhe se bëhej fjalë për një alarm të rremë. Më pas është dhënë leja nga autoritetet italiane të aeronautikës, që avioni të fluturonte drejt aeroportit “Campino”, ku do të merrte pjesë dhe delegacioni maqedonas.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›