Berisha ndryshon skemën e përballjes me emrat e socialistëve

09/04/2005 PD zyrtarizon emrat që do të konkurojnë për parlamentarët që do dalin nga kryeqyteti
11 kandidat nisin fushatën
Një pjesë e kandidatëve të përzgjedhur nga Partia Demokratike, për të garuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Tiranë, kanë filluar tashmë fushatën elektorale në zonat ku janë caktuar. Pjesa tjetër, ajo që është më e rrezikuara nga lëvizjet e mundshme deri në shpalljen përfundimtare të listës në Kuvendin Kombëtar, janë në pritje të urdhrit për të nisur punën. Qarku i Tiranës ka rreth 20 kandidatura, por vetëm 11 apo 12 prej tyre kanë filluar takimet me bazën dhe kanë bërë gati shtabet elektorale. Pjesa tjetër, megjithëse ka marrë miratimin në heshtje të kreut të PD-së Berisha, është në pritje të urdhrit pëfundimtar.
Të emëruarit
Fushata, megjithëse ende e pashpallur, ka filluar që prej disa javësh nga disa prej kandidatëve. Bujar Nishani, Ylli Pango, Besnik Mustafaj, Shaban Memia, Edi Paloka, Bamir Topi, Leonard Demi, në Paskuqan apo dhe Majlinda Bregu, në zonën e Vorës duket se e kanë siguruar tashmë zonën, ku do të kandidojnë dhe kanë filluar punën me bazën. Fushata elektorale, megjithëse e pashpallur zyrtarisht në Tiranë, ka filluar më shpejt se në të gjitha rrethet e tjera. Menjëherë pas shpalljes së disa prej kandidatëve të Tiranës, u përshpejtua procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për kryeqyetin, duke bërë dhe lëvizjet përkatëse, në varësi të kandidatëve të kundërshtarit. Shaban Memia i zgjedhur në dy legjislatura në zonën e Bathores, lëvizi drejt Kinostudios, ku do të përballet me socialistin Andis Harasani. Bamir Topi, nënkryetar i PD-së, mori zonën e Spartak Ngjelës, ndërsa ky i fundit do të përballet me socialistin Spartak Poçi në zonën e Tiranës së Re. Nga lëvizjet e kryeqytetit, vetëm deputeti Besnik Mustafaj ruajti zonën e tij elektorale.
Të pasigurtët
Sipas burimeve, asnjë prej të propozuarve për kandidat, por që nuk ka marrë konfirmimin përfundimtar, nuk mund të fillojnë fushatën pa marrë një urdhër të dytë. Pavarësisht se janë në listë për të kandiduar, sërish asgjë nuk është e sigurt, pasi zonat mund të ndërrohen në çdo moment. Në listën e kandidatëve të Tiranës, Berisha ende nuk ka vendosur për emrin që do të kandidojë përballë socialistes Majlinda Keta. Vështirësia qëndron në faktin se në këtë zonë kandidon edhe deputeti i LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili njihet për influencën e tij në atë zonë, e cila është e banuar kryesisht nga tiranas autoktonë. Në të njëjtën zonë me zgjedhjet e kaluara kandidatura e Shehit arriti të merrte një numër të konsiderueshëm votash, duke bërë që kandidati i PD-së, Spartak Ngjela, të kalonte në balotazh. Në raundin e dytë ishte vetë Shehi, i cili kaloi votat e tij në favor të kandidatit Ngjela, duke bërë që ky i fundit të fitonte mandatin e deputetit. Gjithsesi, lista e kandidatëve për Tiranën vazhdon të jetë e ndryshueshme deri në momentin që Berisha të bëjë vetë prezantimin e kandidatëve përpara bazës.
Agron Musaraj kandidat i PD në Berat
Në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së, që do të garojnë në verën e sivjetshme në zgjedhjet e përgjithshme, është përfolur edhe emri i Agron Musarait, ish-ministër i Brendshëm gjatë qeverisjes së PD-së. Burime në PD thonë për "Metropol“ se Musarai është propozuar si kandidat në rrethin e Beratit. Ai është parë si një ndër kandidaturat më të përshtatshme për të përmbysur rezultatin në një zonë, e cila konsiderohet si bastion i së majtës. Përveç Musarait, në Berat, janë përfolur si kandidatura dhe emrat e Ferdinant Ponit, sekretar për Çështjet e Pushtetit Lokal në PD, Dritan Haznedari, kryetari i PD-së së Beratit, Nestor Tereska, si dhe është menduar që në një zonë të kandidohet edhe një prej anëtarëve të KOP. Burime në PD shprehen se për të kandiduar në Berat i është bërë ofertë edhe dekanit të Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule, por ky i fundit e ka refuzuar kandidaturën, duke preferuar të qëndrojë larg politikës. Në Berat, gjatë zgjedhjeve të sivjetme, PD-ja shpreson në një rezultat më të mirë se në zgjedhjet e shkuara, si pasojë edhe të përplasjes mes kandidatëve të PS-së dhe LSI-së në këtë zonë. Duhet theksuar se lëvizja e drejtuar nga Meta gëzon një përkrahje të gjerë në elektoratin e kësaj zone.
30 kandidatë nisin takimet me bazën
Burime nga Partia Demokratike shprehen, për "Metropol“, se janë më shumë se 30 kandidatë të përzgjedhur në të gjithë vendin, të cilët, pasi kanë marrë konfirmimin nga kreu Berisha, kanë filluar fushatën në bazë. Jo vetëm ata që janë prezantuar përpara bazës nga kreu demokrat, por edhe ata që nuk janë shpalluar zyrtarisht prej tij kanë filluar punën. Burimet shprehen se puna ka filluar në Përrenjas, ku pritet të kandidojë Flamur Shehu, në Lezhë, me Preç Zogajn, në Pogradec me Eris Hoxhën, në Ishëm me Sami Gjergjin, në Shijak me Sokol Olldashin, në Paskuqan me Leonard Demin, në Kombinat me Bujar Nishanin, në Korçë me Ritvan Boden dhe Gjergji Pendavilin, e kështu me radhë. Puna e parë që duhet të bëjnë kandidatët është ngritja e shtabit elektoral dhe takimet me bazën e partisë. Testimi i elektoratit krahasuar me dy zgjedhjet e fundit të zhvilluara në vend, marrja e kontakteve me eksponentë të rëndësishëm të zonës, gjetja e sponsorëve për fushatën etj., janë hapat e para të çdo kandidati sapo fillon punën me bazën. Më pas vijnë takimet me elektoratin, premtimet, vendosja e posterave elektoral etj.
Tirana
Besnik Mustafaj
Shaban Memia
Bamir Topi
Spartak Ngjela
Edi Paloka
Arben Imami
Bujar Nishani
Lulzim Basha
Një zonë PDR
Ylli Pango
Luan Skuqi – Pezë
Majlinda Bregu – Vorë
Jemin Gjana - Bathore
Leonard Demi – Paskuqan
Baki Shehu – Ndroq
Engjëll Cara – Golem
Sali Berisha - Kavajë
Durrësi
Genc Juka
Elida Reçi
Sami Gjergji- Ishëm
Sokol Olldashi -Shijak
Armand Teliti
Zonë e lirë PDR-së
Elbasan
Aurel Bylykbashi
Omer Stringa
Shefqet Deliallisi
Mimoza Sanku
Mehmet Ibaj
Zonë e lirë PR
Luan Malltezi – Peqin
Skënder Çota – Librazhd
Flamur Shehu – Prrenjas
Vlorë
Ardian Kollozi
Fatos Beja
Armando Bora
Bujar Leskaj
Xhevahir Rexhepi
Genc Panajaqi
Duka Muço
Dhimtraq Capa – Himarë-Delvinë
Kryetari i PD- Sarandë
Korçë
Ritvan Bode
Gjergji Pendavili
Edmond Spaho – Buçimas
Mehmet Hoxha – Bilisht
Ilir Rusmali – Pojan-Progër
Uran Butka – Maliq
Besnik Jacelli
Eris Hoxha - Pogradec
Erseka e pavendosur
Berat
Dritan Haznedari
Ferdinant Poni
Agron Musaraj
Nestor Tereska
Skrapar
Kryetari i PD-së
Gjirokastër
Genc Ruli
Ylli Asllani
Fier
Hasan Halili
Lushnjë
Blerim Çela – Dushk
Xhindolli
Besnik Aliaj – Divjakë
Ilir Bano
Lezhë
Preç Zogaj
Zef Gjoka
Peshkopi
Sali Shehu
Burrel
Gani Hoxha
Avni Shehu
Bulqizë
Selami Xhepa
Mamurras
Pal Dajçi
Pukë
Rexhep Uka
Kukës
Fatos Hoxha
Krujë
Gramoz Pashko
Ndriçim Babasi
Shkodër
Jozefina Topalli
Aldo Bumçi
Pjetër Arbnori
Një zonë e lirë PDR-së (Nard Ndoka)