Shkarkimi i Ismailit u firmos nga 28 të dënuar dhe paraburgosur
09/04/2005 Ministria, nuk ka patur dhunë fizike, por vetëm psikologjike
TIRANË – Ministria e Drejtësisë pranon se në Burgun 302 ka patur ushtrim të dhunës fizike dhe psikologjike dhe kjo është bërë në disa raste të përsëritura. Burime zyrtare nga ky institucion bëjnë të ditur se në prani të drejtorit të shkarkuar dhe të grupit të kontrllit të dënuarit e paraburgosurit kanë deklaruar dhunën sistematike të ushtruar mbi to. Pezullohet nga detyra dhe shefi i edukimit të burgut 302. Sipas eprorëve të burgjeve ai ka pasur dijeni për këtë keqtrajtim psikologjik dhe duhej të kishte raportuar në instancat përkatëse. Nndërkohë numri i të ankuarve shkon në 28 të dënuar dhe paraburgosur që kanë vënë firmat në një deklaratë ku pretendonin se janë dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht. Firmosja e kësaj deklarate ka larguar nga detyra drejtorin Ismaili.
Raporti
Në raportin e pregatitur nga ana e grupit të inspektimit thuhej se, në Burgun 302 nuk kishte raste të ushtrimit të dhunës fizike. Ministria e Drejtësisë pranon se e ka shkarkuar drejtorin Petrit Ismaili, pasi ka shkelur ligjin. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Drejtësisë, bëhet e ditur se Ismaili ka patur dijeni për dhunën e ushtruar nga disa punonjës të grupit të gatshëm në këtë burg. Por nga ana tjetër, ministria pohon se masat ndëshkuese vijojnë dhe nuk kanë mbaruar. Po shqyrtohen dhe veprimet e policëve për të cilët dyshohet se kanë bërë shkelje të ligjit në detyrën e tyre. Burime nga Ministria e Drejtësisë bëjnë të ditur se në këtë burg është bërë një kontroll i befasishëm, nga i cili nuk janë konstatuar raste të dhunës në flagrancë. Gjithashtu saktësohet se ish-drejtori Ismaili ka përgjegjësitë e tij në këtë ngjarje, që u pasuan me masën e marrë nga eprorët.
Hetimi
Emrat që janë ankuar ndaj drejtuesit të burgut dhe policëve që kanë ushtruar dhunë nuk bëhen të ditur nga Ministria e Drejtësisë pasi janë pjesë e hetimit. Zytarët thonë se policët që janë kapur me shkelje po hetohen rast pas rasti dhe më pas do të dilet me një përfundim. E ndërsa çështja thuhet se është në hetim e sipër, Ismaili nuk duhej të mbahej më në detyrë pas shkeljeve të verifikuara. Një nga provat e rëndësishme që Ministria e Drejtësisë pranoi se kishte në dorë kundër Ismailit, është një deklaratë e firmosur nga 28 të dënuar dhe paraburgosur për krime
të rënda.
Drejtori i shkarkuar do ankohet në gjykatë
Petrit Ismaili pas shkarkimit nga detyra do t'i drejtohet gjykatës. Sipas tij, motivacioni i shkarkimit nuk ka qenë i qartë dhe nuk ka patur asnjë gjë konkrete. Si motivacion i është komunikuar dhuna ndaj të burgosurve. Por nga ana tjetër nuk thuhet se kur është ushtruar dhuna, nga kush dhe kush ka urdhëruar për këtë gjë. Ismaili është shprehur se ka në dorë raportin e inspektimit bërë në këtë burg me urdhër të ministrit të Drejtësisë, Fatmir Xhafa. E pyetur për këtë raport, Basha tha se ekziton edhe një i dytë, nga i cili del se disa policë kanë zhveshur nënën e një të dënuari para se ajo të futej në takim. Përsëri është kërkuar informacion i plotë për këtë rast dhe emrat e policëve që kanë bërë shkeljen, por gjithçka është mbuluar me faktin se çështja po hetohet. Basha tha se po bëhet hetimi dhe vetëm nëse vërtetohen rastet do të kalohet në procedim. Por për drejtorin, pushimi ka qenë i menjëhershëm. Ismaili u shpreh se nuk ka patur asnjë kontroll të dytë në burg. Ismaili është i bindur se kontrolli i dytë mund të jetë bërë në kohën kur ai është larguar nga detyra. Po kështu, Ismaili mohon edhe fakti se ekziston një listë me emrat e 28 të dënuarve dhe paraburgosur që kanë firmosur për ushtrim të dhunës psikologjike.
Burgu 302, të paraburgosurit dhe dënuarit "rebelohen"
Vetëm dy ditë pas largimit nga detyra të drejtorit Petrit Ismaili në Burgun 302, të paraburgosurit dhe dënuarit kanë bërë të fortin. Burime të brendshme në këtë burg shprehen nën zë se gjithçka është kthyer në favor të personave që janë në hetim dhe të atyre që janë në gjykim e të dënuar. Policët e regjimit të brendshëm nuk kanë patur kurajo të kryejnë detyrën në mënyrën e duhur, pasi fjala e parë që u është thënë ishte "tani jemi ne këtu, po të flisni do ta pësoni si drejtori". Kështu frika e largimit nga detyra ka bërë që policët të jenë më të "ulët" se ata që janë dënuar, apo kanë mbi shpinë akuza që po hetohen dhe gjykohen nga Krimet e Rënda.
Në komisariatin e Lushnjës policia dhunoi të burgosurit
Katër ditë më parë, në komisariatin e Lushnjës, grupi i gatshëm ka ushtruar dhunë mbi të paraburgosurit dhe burgosurit që gjenden në qeli. Sipas burimeve nga Ministria e Rendit, shkak për këtë është bërë fyerja nga një prej të dënuarve e një punonjësi policie. Kaq u është dashur specialëve që të hyjnë në qeli në mesnatë, duke shkelur flagrant ligjin dhe të rrahin të arrestuarit që qëndrojnë aty prej muajsh. Klodian Çaushi, komandanti i grupit të gatshëm, është pezulluar nga puna dhe janë marrë masa disiplinore, si dhe ka nisur hetimi nga Prokuroria për të vënë para përgjegjësisë policët që kanë keqtrajtuar të dënuarit. Gjithashtu pas kësaj ngjarjeje, një pjesë e madhe e të burgosurve kanë refuzuar të marrin ushqimin, duke shpallur një grevë urie në shenjë proteste ndaj dhunës së ushtruar.