E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti kroatmiraton ristrukturimine qeverisë

ZAGREB- Parlamenti kroat miratoi sot formimin e qeverisë së ristrukturuar të drejtuar nga kryeministrja Jadranka Kosor, e cila ka zëvendësuar katër ministra duke përfshirë dhe atë të Financaës pasi ka për objektiv të rimëkëmbë ekonominë lokale që ndodhet ende në rënie këtë vit.

Një eksperte në ekonomi, Martina Daliç do të zëvedësojë në kabinetin e ri ministrin e Financave dhe zëvendëskryeministrin Ivan Suker, një veteran i partisë në pushtet, i cili është kritikuar se nuk ka arritur të rimëkëmbë situatën ekonomike.

"Motivimi kryesor është të ndryshohet ekipi qeveritar që do të mbajë peshën për rimëkëmbjen ekonomike dhe përfundimin e negociatave për hyrjen në BE'', deklaroi Kosor.

(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›