Korcë, vdes në spital Oligert Kreka, u plagos dje gjatë një sherri mes të rinjsh
KORCË- Ka ndërruar jetë pas disa orësh në Spitalin Ushtarak 23-vjecari Oligert Kreka, i cili u plagos nga disa të rinj gjatë festimeve të natës së Verës në fshatin Barçë të Korcës.
Shkak për vdekjen e 23-vjecarit kanë qenë plagët e shumta të pësuara në pjesën e kokës, si pasojë e goditjes me mjete të forta dhe të mprehta.
I plagosuri tjetër Sajmir Yzeiri konfirmohet se është jashtë rrezikut për jetën. Dy të rinjtë u plagosen gjatë një sherri me 4 të tjerë, ndërsa festonin në fshatin ku ata banonin. Ndërkaq, policia është vënë në ndjekje të autorëve të ngjarjes, Emiljano dhe Genci Nazifi, si dhe Jorgo e Gardiol Kanani.
(el.me/news24/BalkanWeb)