Ivanovic: Zgjedhjet në Kosovë varen nga qëndrimi i UNMIK-ut
BEOGRAD- Mbajtja e Zgjedhjeve në Kosovë varet nga qëndrimi i UNMIK-ut.
Në një intervistë për Radion Ndërkombëtare të Serbisë, sekretari shtetëror në të ashtuquajturën Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic ka pohuar se vetëm pas mendimit të UNMIK-ut i cili do të përcaktojë nëse janë apo jo zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale serbe në Kosovë në pajtim me Rezolutën 1244, do të mësohet se a do të jetë e mundshme apo jo mbajtja e zgjedhjeve në Kosovë, raporton Koha.
Sipas Ivanovic, në këtë moment “nuk ka zgjidhje të mesme, e cila do të ishte e pranueshme edhe për Serbinë, por edhe për bashkësinë ndërkombëtare, sepse “zgjedhje do të ketë, ose nuk do të ketë”.
Nëse UNMIK-u kundërshton që të ndihmojë në kuptimin politik dhe logjistik, për Beogradin do të jetë shumë vështirë që të organizojë zgjedhjet, sidomos ato lokale e veçmas në jug të Ibrit, ka vlerësuar Ivanovic.
(el.me/BalkanWeb)