Miratohet buxheti i OKB-së

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar buxhetin dyvjeçar, për operacionet e rregullta të organizatës botërore në vitet 2010 dhe 2011, i cili arrin shumën prej 5.16 miliardë dollarë.
Buxheti është për 300 milionë dollarë më i lartë se buxheti i reviduar për vitet 2008 dhe 2009, në vlerë prej 4.86 miliardë dollarë, i cili është miratuar në dhjetor të vitit të kaluar.
Buxheti i rregullt i OKB-së financohet nga 192 shtetet anëtare të kësaj organizate, në përputhje me buxhetet e tyre kombëtare.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon falënderoi shtetet anëtare të OKB-së, për miratimin e buxhetit.
Siç dihet, operacionet paqësore të OKB-së anembanë botës financohen nga fonde të ndara.