E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarm për terrorizëm në Londër

Alarm për terrorizëm në Londër. Nuk përjashtohet ndonjë sulm i mundshëm si në Mumbai. Kështu bëhet e ditur nga prestigjiozja londineze "Times" e cila informon më tej se ekspertët kanë paralajmëruar për rrezikun që mund t'i kanoset vendit ndërsa thonë se mund të ketë sulme me të shtëna dhe pengmarrje. Specialistët e anti terrorizmit japin alarmin për një sulm të mundshëm në kryeqytetin londinez të ngjashëm me atë që ndodhi në 26 nëntor të vitit të kaluar në qytetin indian, Mumbai.
Sipas tyre sulmet mund të kenë shumë ojektivë. Siç bën të ditur londinezja "Times" , rreziku i një sulmi nga ana e grupeve të vogla personash të armatosur dhe të pajisur me lëndë eksplozive, që mund të gjenerojnë përleshje me armë, e pengmarrje, është ilustruar nga një një funksionar i «SO15», skuadër e anti-terrorizmit në Metropolitan Police, gjatë një takimi me autoritete të Londrës 12 ditë më parë. Sipas ekspertëve, celulat terroriste janë duke përgatitur sulmin për ta vënë në jetë së shpejti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›