Poloni, gjendet mbishkrimi i vjedhur në kampin e Aushvicit
Policia e Polonisë informon se ka gjetur mbishkrimin metalik që ishte vjedhur pak ditë më parë nga ish kampi nazist i vdekjes në Aushvic. Një zëdhënës i policisë tha se mbishkrimi ishte gjetur në pjesën veriore të Polonisë, ndërsa pesë persona të dyshuar janë arrestuar për këtë ngjarje. Sipas zëdhënësit të policisë së Krakovias, Darius Nowak, mbishkrimi me fjalët "Puna ju liron juve", ishte prerë në tri pjesë, ndërsa u grabit të premten e kaluar. Motivet e kësaj vjedhjeje, që u dënua në mbarë botën, nuk dihen ende. Më shumë se njëmilion njerëz, shumica prej tyre hebrenj, janë vrarë në Aushvic, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Mbishkrimi që ne gjuhën origjinale ishte "Arbeit Macht Frei", para se të vidhej gjendej në hyrje të kampit të përqëndrimit. sipas zëdhënësit , pesë përsonat e arrestuar , janë të grupmoshës nga 20 deri në 39 vjeç.