E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarm policisë se humbi avokatin

Humb lidhjen me avokatin e tij, anglezi çorienton hotelin. Ngjarja ndodhi dje në një hotel në rrugën "Xhorxh Bush", në Tiranë, kur sportelisti i hotelit luksoz ka kërkuar ndihmën e policisë, pasi kishte probleme me një shtetas të huaj. Forcat e policisë mbërritën menjëherë pranë adresës së dhënë për të sqaruar rrethanat. Burime nga policia thanë se klienti ishte shtetas anglez dhe pasi kishte humbur lidhjen me avokatin e tij, ka kërkuar që një gjë të tillë t‘ia mundësojë personeli i hotelit. Vetëm pak minuta më pas u bë i mundur kontaktimi mes anglezit dhe avokatit të tij, duke zgjidhur kështu problemin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›