Pensionisti var veten, dy të reja tentojnë helmimin
Një pensionist është gjendur i vetëvarur në banesën e tij në orët e para të ditës së djeshme. Burimet policore tregojnë se Bilbil Lushka, 68 vjeç, lindur e banues në fshatin Arapaj të Komunës Strum, ka varur veten në kasollen e barit. Nga pyetja e familjarëve është mësuar se 68-vjeçari ka qenë në gjendje të mirë ekonomike, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe gjetjen e motivit që e çoi atë në marrjen e vendimit ekstrem. Lushka ishte baba i gjashtë fëmijëve, pesë vajzave dhe një djali. Gjatë ditës së djeshme, në rrethin e Fierit janë regjistruar edhe dy tentativa vetëvrasjesh, që fatmirësisht nuk kanë përfunduar me vdekje. Mjekët e spitalit të Fierit njoftuan për rastin e 27-vjeçares Anila. P., nga lagjja "1 Maji" e qytetit, nënë e divorcuar dhe 24-vjeçares Teuta V. nga e njëjta lagje. Të dyja kishin tentuar të vetëvriteshin duke pirë sasi të mëdha medikamentesh.
ma. tr.
ma. tr.