E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sërish probleme me të sëmurët mendorë

Një mjeke e spitalit nr. 5 në Tiranë i ka kërkuar ndihmë policisë, pasi një pacient ishte irrituar për të mos marrë mjekimet. Ngjarja ndodhi dje, kur Policia e Tiranës është njoftuar me anë të një telefonate nga mjekja e spitalit Nr. 5, të ofrojë ndihmën për të bindur një pacient të sëmurë mendor të marrë mjekimin. Burime nga policia thanë se i sëmuri mendor ishte irrituar dhe nuk i bindej mjekes, ndërsa ulërinte në korridoret e spitalit. Sipas policisë, gjendja u qetësua pak minuta më pas, ndërsa forcat e policisë mbërritën pranë spitalit. Policia bëri të ditur se ky nuk është rasti i parë kur mjekët e këtij spitali kërkojnë ndihmën e policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›