Alarmi, 200 çifte divorcohen
BERAT - Shifër tronditëse divorcesh në Qarkun e Beratit. Burime nga zyra e Gjendjes Civile bëjnë të ditur se, vetëm në muajt e parë të këtij viti janë divorcuar plot 200 çifte.
Ndërkohë që burime pranë gjykatës pohojnë se, kërkesat për ndarje martese janë bërë pothuajse të përditshme në këtë institucion. Shkëlqim Hysenbelliu, shefi i zyrës së Gjendjes Civile në Berat, sqaroi për gazetën se, ky fenomen ka tendenca rritje dhe si i tillë është bërë "gangrenë" për familjet beratase. Mësohet se pjesa më e madhe e çifteve të divorcuara i përket lidhjeve të reja martesore dhe çifteve në zonat rurale. Si faktorët kryesorë të këtyre divorceve shikohen kushtet e vështira ekonomike, papërgjegjshmëritë prej njërit, prej bashkëshortëve, si edhe emigracioni. d.xh