Firma i heq nga puna, 300 gra në protestë
SHKODER - Hiqen nga puna 300 punëtore të një firme private këpucësh në Shkodër, dy javë pasi kishin zhvilluar një grevë për kushte më të mira pune.
Ato punonin në firmën private të këpucëve, "Green Shoes", por pas vendimit për largimin e tyre i janë drejtuar prefekturës. Gratë protestuan 2 orë para godinës, duke kërkuar ndërhyrjen e përfaqësuesve vendorë në rikthimin në punë. Nëse nuk zgjidhet situata ato kanë kërcënuar me grevë urie, pasi nuk kanë asnjë mundësi tjetër mbijetese. "Ne zhvilluam një grevë normale, në lidhje me përmirësimin e kushteve të punës dhe të vonesave në marrjen e rrogës. Por pas dy javësh, pikërisht neve që ishim në grevë na u komunikua largimi nga puna", shprehet njëra prej 300 punonjëseve. Nga ana e tyre, drejtuesit e ndërmarrjes "Green Shoes" e hedhin poshtë versionin e punonjësve. Sipas tyre, largimi ka ardhur si pasojë e probleme që po kalon ndërmarrja, ndërsa lista e emrave është krijuar në varësi të procesit të punës që kanë pasur punonjësit dhe vjetërsisë në punë. Nëse rritet volumi i punës ata premtojnë se do t'i rimarrin në punë. r.d