Priten 600 lidhje të paligjshme të energjisë
DURRES - Degjeneron në sherr aksioni i filialit elektrik të Durrësit për ndërprerjen e mbi 600 lidhjeve të paligjshme në fshatin Rrushkull.
Është dashur ndërhyrja e menjëhershme e postës së Policisë Kufitare në fshatin Rrushkull, për të qetësuar gjakrat mes komunitetit të zonës dhe krerëve lokalë të korporatës. Aksioni u drejtua në terren nga drejtori i KESH në Durrës, Enjti Pazaj dhe i dërguari zonal i drejtorisë së Shijakut, Dhimitër Stefa. Situata është bërë e rëndë pas kërcënimeve dhe fyerjeve që banorët u kanë bërë në mënyrë të drejtpërdrejtë punonjësve të KESH. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila ka shoqëruar më pas të gjithë aksionin e agjencisë elektrike për prerjen e telave. Në zonën e Rrushkullit numërohen mbi 600 familje që janë debitorë ndaj agjencisë elektrike. Borxhi i mbartur vit pas viti tashmë ka arritur një vlerë totale prej 300 milionë lekësh, duke u bërë krejtësisht i patolerueshëm për korporatën. Nga ana e tyre, banorët ndonëse sipas dokumentacionit të agjencisë elektrike rezultojnë debitorë, nuk e pranojnë këtë fakt, duke përdorur pretendime të ndryshme. Hamit Toçi, njëri prej tyre, tregon se është ankuar në disa drejtori për abuzimin ndaj tij, duke mos marrë përgjigje prej asnjë institucioni. Në bazë të faturave të KESH-it, ky banor është gjobitur me 92 mijë lekë, pasi është debitor i një shume prej 330 mijë lekësh, borxh i cili është mbledhur prej afro një viti. Kreu i filialit elektrik të Durrësit Pazaj, ndërsa ka denoncuar rrahjen e një elektricisti një ditë më parë për shkak të detyrës, ka bërë një panoramë të situatës si dhe ka sqaruar banorët e irrituar për domosdoshmërinë e pagimit të faturave. "Në rast të kundërt, veç gjobës do të veprojnë edhe institucionet shtrënguese të shtetit si policia, prokuroria dhe gjykata", u shpreh Pazaj. o.u