Si mbeti pa u bërë reaktori bërthamor që ideoi Profesor Popa
Në fundin e viteve '80 Profesor Kolë Popa u bë protagonist i strategjisë për të ngritur një reaktor të vogël bërthamor për Institutin e Fizikës Bërthamore.
Ishte kjo ide e tij e mbështetur me argumentin shkencor, e cila gjeti menjëherë miratimin dhe angazhimin financiar të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe PNUDI-t. Por për motive të paqarta administrative, në gjysmën e parë të viteve '90 gjithçka u harrua dhe projekti mbeti në letër. Në këtë vyshkje të ideve mbi rolin paraprirës të shkencës në problemet kyçe të zhvillimit të vendit, të përfaqësuar tashmë në forcën e vet konkurruese nga kapitali privat shqiptar, ka një farë përsëritje. Këtë na e rikujtojnë studimet për bimët etero-vajore dikur dhe sot ato për energjinë kur "tregu" i dijes ka shkuar shumë lart, por mungesa e ndërgjegjshmërisë për këtë mbetet prezente. Sidoqoftë në kujtesën e specialistëve të fushës, kanë mbetur të pashlyera mbresat nga puna e Profesor Popës, i cili prej vitesh ka hedhur idetë e zhvillimeve bashkëkohore.