E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarmi, 85% e grave me infeksione

Rreth 85 per qind e grave ne zonat rurale nuk marrin mundimin qe te kryejne kontrollet rutine kur jane shtatzena. Nje shifer e tille ka dale nga disa studime te kryera ne maternitetet tona. Nje gje e tille ka bere qe te rritet numri i foshnjave qe lindin me anomali, gje qe do te ishte shmangur nese nenat do kishin kryer kontrolle, apo do i ishin nenshtruar ekografive, sikurse duhet.

Anomalite

Sipas mjekeve gjinekologe te Maternitetit te vjeter "Mbreteresha Geraldine", per shkak te nivelit te ulet te edukimit shendetesor, nder 6 mije lindje ne vit, 1 per qind e bebeve, ose 60 prej tyre, lindin me anomali. Pervec kesaj, shume prej nenave te reja rrezikojne lindjen nga kanceret e zbuluara ne muajt e fundit te shtatzenise. Po sipas ketyre mjekeve ka pasur raste qe nje pjese e mire e femrave kane zbuluar ekzistencen e semundjeve te renda tumorale ne organet gjenitale, vetem ne muajt e fundit te shtatzenise. Kjo ka rrezikuar jo vetem jeten e tyre, por dhe te femijes. Nderkohe qe e gjithe situata vjen per shkak te nivelit te ulet te njohurive qe kane ne kete fushe. Ne kete menyre, specialistet bejne thirrje qe nenat e reja dhe jo vetem ato, te kryejne kontrolle te imeta ne lidhje qe te zbulojne gjithcka mbi shendetin e tyre apo te femijes. Sikurse tregojne mjeket gjinekologe, por edhe obsteter, semundjet gjenetike mund te parandalohen qe ne shtatzeni apo edhe me pare. Parandalimi do te beje te mundur semundjet tek 3 per qind e femijeve qe sot regjistrohen me kete lloj semundjeje. Por,duhet te jene prinderit te cilet te kryejne analizat dhe te bejne konsultat me mjeket per mundesine e shfaqjes se ketyre lloj semundjeve te cilat trashegohen nga mosperputhja e geneve tek te dy prinderit. Sipas mjekeve deformimi i nje geni eshte shkaktari i shfaqjes se ketyre semundjeve te cilat jane te pasherueshme ose qe kurohen me veshtiresi dhe ne te shumten e rasteve zgjasin per gjate gjithe jetes.

Parandalimi

Duke pasur parasysh faktin qe infeksionet seksuale kerkojne nje kure me kohezgjatje te madhe dhe njekohesisht jane mjaft te kushtueshme, mjeket bejne thirrje qe te tregohet shume kujdes, sidomos gjate shtatzenise. Shqiperia si vend mesdhetar nuk mund t'iu shpetoje semundjeve te trashegueshme te gjakut, sic jane hemofilia edhe talasemia. Por, semundje te tjera qe regjistrohen per shkak te deformimit te geneve jane edhe verberia, aftesia e kufizuar dhe semundjet te shendetit mendor. Sipas mjekeve, anomalite nuk jane te njejta apo te se njejtes forme tek te gjithe pacientet. Sikurse behet e ditur, mund te parandalohet edhe lindja e femijeve me sindromen down, nese kapet heret nga ekografite. Megjithate, lindja e nje femije me kete sindrome, varet shume nga mosha e nenes, dhe kur ajo kryhen lindjen. Sipas ekzaminimeve dhe studimeve te kryera nga mjeket e huaj ka rezultuar se nese mosha e nenes eshte rreth 24 vjec, probabiliteti per te lindur nje femije me probleme te tilla eshte 1 ne 1400 lindje. Por nese mosha e nenes eshte mbi 50 vjec ky probabilitet eshte 1 ne 50 femije te lindur. Por pervec problemeve te moshes se nenes nje tjeter faktor qe ndikon ne shfaqjen e ketyre semundjeve mendore eshte edhe deformimet qe mund te pesojne genet gjate ngjizjes po edhe rritjes se femijes.

Nderprerjet e shtatzenive

Jo te gjitha ndodhin per shkak te shtatzenise se padeshiruar. Sikurse bejne te ditur mjeket, shume shtatzeni nderpriten per shkak te anomalive, qe per fat te mire kapen ne kohe. Nderkohe qe mesohet se ka edhe nga ato aborte te cilat ndodhin spontanisht, pa e ditur nena.

Vdekshmeria foshnjore

Llogaritet ende e larte ne vendin tone, megjithe futjen e teknikave bashkekohor si fushen e diagnostikimit, ashtu edhe ne te kurimit. Sikurse behet e ditur, shume foshnja nderrojne jete per shkak te kequshqyerjes se tyre dhe te nenave, por edhe nga pakujdesi gjate shtatzenise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›