E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrugoret bllokojne 10 makina emigrantesh

Gjirokaster- Policet e Qarkullimit Rrugor ne Gjirokaster jane perballur dje me nje trafik te renduar ne rruge te automjeteve. Kthimi i emigranteve per pushime nga Greqia ka bere qe blute te kene nevoje per shtim te radheve per shkak te automjeteve te shumta ne pikat doganore te Kakavijes dhe Carcoves ne drejtim te zonave te tjera te vendit. Sipas shifrave zyrtare te publikuara nga Drejtoria e Policise ne Gjirokaster vetem gjate muajit korrik 2008 dhe diteve te para te gushtit nepermjet doganes se Kakavijes kane hyre nga Greqia ne territorin shqiptar rreth 30 mije automjete. Nje fluks i tille trafiku ka rritur ndjeshme ngarkesen e levizjes ne rruget kombetare, Tepelene-Gjirokaster-Kakavije, apo Permet-Dogana e Tri Urave. Vetem gjate muajit korrik jane vendosur ne total 1478 masa administrative dhe bllokuar 10 automjete, duke hequr 38 leje drejtimi.

B. K.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›