Vellai i "Pishtarit" plagos deshmitarin
Lushnje- Vellai i te fortit te Divjakes arrestohet per plagosjen e rende te nje personi qe ishte deshmitar i prokurorise per nje krim te ndodhur dhjete vite me pare. Ashtu sikurse Luan Fusha, i njohur me pseudonimin "Pishtari" ne Milano te Italise kur u kap kater muaj me pare dhe u ekstradua, edhe Ilir Fusha ka tentuar te vrase pese dite me pare nje te ri qe kishte pare nje skene krimi me autor te ekstraduari. Policia e Lushnjes ka vene ne pranga oret e vona te mbremjes se djeshme Ilir Fushen per plagosjen me arme zjarri te Vasip Kasemit, qe eshte dhe deshmitari i vetem okular i vrasjes se vellezerve Bashuri ne vitin 1997 nga Luan Fusha. Lajmin e bene te ditur burime zyrtare te policise vendore, ndersa kapja u krye ne banesen e Fushes, ne Divjake. Krimi i plagosjes sipas agjenteve ka ndodhur nje jave me pare, kurse i demtuari 36-vjecar eshte derguar ne spital per kurim ne spitalin e Lushnjes dhe me pas ne ate Ushtarak ne kryeqytet. Pas daljes nga gjendja e komes, Kasemi i ka treguar te atit se autori ka qene pikerisht Ilir Fusha dhe qe te denonconte ne polici. Kasemi mesohet se eshte njeriu kyc i prokurorise per zbardhjen e ekzekutimit te dy vellezerve Bashuri, deshmitare te nje krimi tjeter ne 1997 qe mban per autor "Pishtarin".
Xhemil Beharaj
Xhemil Beharaj