E Diel, 1 Nëntor 2026

Kucove/ Abuzimet me pronat, pranga zyrtares

Nuk ka mundur t'i shpetoje me gjate akuzes ne mungese, pasi eshte arrestuar nga policia per perfshirjen ne skandalin e pronave ne komunen Perondi te rrethit te Kucoves, ku u arrestua pak jave me pare edhe kreu vendor i saj, Ramiz Oboni. Xhemile Qevani, punonjese e kadastres, eshte arrestuar dje nga policia pasi ishte shpallur ne kerkim nga organi i prokurorise per vepren penale te "shperdorimit te detyres". Ndaj 53-vjecares prokuroria leshoi nje urdher ndalimi me 17 korrik te ketij viti pasi akuzohej per vepren penale te "shperdorimit te detyres". Organi i akuzes urdheroi nje muaj me pare urdheroi arrestimin e kreut te komunes Perondi, Ramiz Oboni dhe kater ish anetare te komisionit te kthimit te pronave, pasi akuzoheshin per falsifikim te dokumenteve me qellim perfitimin e nje siperfaqe toke per Obonin.

E.H


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›