E Shtunë, 31 Tetor 2026

SIDA "gllaberon" femije e te moshuar

Shtohen rastet e te infektuarve me HIV ne Shqiperi. Specialiste te Institutit te Shendetit Publik kane identifikuar vetem gjate muajve te pare te ketij viti 17 raste te reja te prekurish duke e cuar ne 272 numrin e rasteve te diagnostikuar ne vend. Por, specialistet jane te bindur se numri i te prekurve eshte shume here me i madh pasi shume pak kane guximin te diagnostikohen. Keshtu, mendohet se numri i te prekurve eshte sa 10 fishi i atyre qe jane te diagnostikuar. Pra, sipas specialisteve, nuk eshte cudi qe numri real i te infektuarve te jete 2700. Koordinatori i programit kombetar HIV/AIDS, Klodian Rrepaj thote se nga keto 17 raste, 7 jane femra dhe 10 jane meshkuj. Kesisoj, behet e ditur se 65 per qind e te prekurve jane meshkuj dhe 35 per qind jane femra, te cilet i perkasin grupmoshave nga 20- 65 vjec. Sipas statistikave te Institutit te Shendetit Publik gjysma e rasteve te konstatuara me semundjen HIV jane ne kryeqytet, ndersa pjesa tjera u perkasin rretheve. Specialistet shprehen se po vihet re nje rritje e numrit te femrave qe jane te prekur nga SIDA. Megjithate Shqiperia ende nuk hyn ne harten e vendeve problematike. Qe nga 1993, kur eshte identifikuar dhe rasti i pare ne vendin tone kane humbur jeten 56 persona. Sipas mjekeve infeksioniste, njerezit duhet te perdorin masa mbrojtese gjate marredhenieve seksuale. Kjo eshte e vetmja rruge qe te mbron nga virusi qe shkakton "semundjen e shekullit", sic eshte quajtur SIDA. Ne fakt, sipas studimit te ISHP, transmetimi i SIDA-s permes marredhenieve seksuale eshte forma me e perhapur ne Shqiperi. Qe nga viti 1993, kur u zbulua rasti i pare, nje pjese e madhe e te infektuarve kane qene mbi 65 vjec. Specialistet thone se viktime e virusit vdekjeprures mund te jete cdo person qe perben grup risku, pavaresisht moshes qe ka. Megjithate ata kane pranuar se raste te infektimit te moshave te medha, ndodhin rralle. Cdo person qe eshte aktiv seksualisht dhe nuk perdor masa mbrojtese, eshte i rrezikuar nga virusi HIV dhe kjo velen per cdo moshe. Specialistet bejne apel qe askush nuk duhet te jete indiferent ndaj ketyre sjelljeve te rrezikshme, pasi secili mund te jete pre e virusit vdekjeprures.

Si te shpetojme femijet

Nenat e prekura me HIV/AIDS, mund t'i lindin femijet e tyre shendoshe e mire. Sipas specialistit Klodian Rrjepaj, asgje nje gje e tille nuk mund te realizohet teresisht me sukses nese nenat nuk e bejne nje test paraprak. Sipas koordinatorit Rrjepaj, ka dy menyra se si femijet mund te infektohen me virusin HIV. Menyra e pare eshte nga nena te femija, ndersa menyra e dyte me ane te gjakut. "Mundesite per t'u infektuar nje femije nga nena e tij jane ne tre faza. E para gjate shtatzenise, e dyta gjate lindjes dhe mundesia e trete eshte nepermjet ushqimit me gji", tregon Rrjepaj. Sipas tij, kur nena nuk e di qe eshte bartese e virusit, mundesite per ta lindur ate me HIV/AIDS jane rreth 40 per qind. Nje nga menyrat eshte qe nena te linde jo ne menyre natyrale, por me operacion. Kjo, ne menyre qe foshnja te mos kete kontakt me lengjet e nenes se tij", thote specialisti. Menyra e dyte, sipas tij eshte eliminimi i ushqyerjes se bebes me gji, duke perdorur ushqime te tjera. Nese nena e di qe eshte me HIV/AIDS dhe merr trajtimin, sipas specialistit femija ka shume pak shanse qe te infektohet.

Te dhenat:

17 raste te reja me SIDA ne vitin 2008

7 nga keto jane femra

10 te tjeret jane meshkuj

272 numri total i te infektuarve

20-65 vjec, grupmosha e prekur

65% e te prekurve jane meshkuj

35 % jane te gjinise femerore

56 numri i te vdekurve ne Shqiperi

1993, viti kur u zbulua rasti i pare


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›