Alarmi “G99”: Ushqime të pasigurta dhe çmime të larta
“G99” diskuton me ekspertë lidhur me ngërçin që ka përfshirë bujqësinë. Mungesa e sigurisë ushqimore dhe çmimet e larta të produkteve janë vlerësuar si problemet kryesore në këtë sektor që rëndojnë mbi konsumatorët.
TIRANE- Mungesa e sigurisë së ushqimeve që konsumojmë çdo ditë është konsideruar si problemi kryesor i bujqësisë shqiptare, nga grupimi “G99” dhe ekspertë të kësaj fushe.
Duke diskutuar në lidhje me ngërçin që ka përfshirë këtë sektor, ekspertët kanë vlerësuar se qeveria nuk ka hartuar politika për mbrojten e konsumatorëve si në drejtim të sigurisë ushqimore ashtu edhe të çmimeve.
Në fjalën e tij kreu i Lëvizjes “G99” Erion Veliaj, tha se “është e trishtueshme kur njerëzit humbasin jetën sepse ushqimi i tyre nuk kontrollohet, apo varfërohen në mënyrë ekstreme pasi puna dhe mundi i tyre nëpër ara nuk shpërblehet, ose ndodhin skandale, ku nuk marrin produktivitet siç ishte dhe skandali i misrit.”
Ndërkohë, eksperti i kësaj fushe tha se “politika e qeverisë aktuale për këto tre vite në lidhje me mbrojten e konsumatorit janë tepër minimale, pasi konsumatori shqiptarë është i pa mbrojtur nga ana cilësore e ushqimit dhe gjithashtu ai është i pambrojtur nga ana e çmimit. Shqipëria është shteti që ka çmimet më të larta për artikujt ushqimorë dhe bujqësorë në të gjithë Ballkanin”.
Gjatë këtij viti, situata në bujqësi ka ardhur duke u rënduar, nga të dhenat e Bankës së Shqipërisë rezulton se defiçiti në këtë sektor ka arritur në 44 miliardë lekë, duke u dyfishuar kundrejt vitit të kaluar.
(a.r/news24/balkanweb)