E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi në Itali fton investimet në vendin tonë

Në vijim të vizitës së tij në Itali, presidenti shqiptar Bamir Topi ka ftuar investimet në vendin tonë duke theksuar klimën e favorshme dhe ndryshimet pozitive që kanë ndodhur në Shqipëri. 

ITALI - Presidenti i Republikës, Bamir Topi vizitoi sot qytetin verior italian të Torinos ku u prit nga Kryetari i Bashkisë, Serxho Kiamparino me të cilin zhvilloi një takim të shkurtër.
Më pas kreu i shtetit shqiptar u takua me Presidenten e Rajonit të Piemontes, zonjën Mersedes Breso. Gjatë takimit me Presidenten rajonale piemonteze, Presidenti Topi dha një panoramë të zgjeruar të ndryshimeve pozitive që kanë ndodhur në Shqipëri. Rreformat e ndryshme që janë ndërmarrë, përmirësimi i legjislacionit fiskal, klimën shumë të favorshme ekonomike dhe tërheqja e investimeve të huaja në fusha të ndryshme si energjia, agro-biznesi, turizmi, ishin ajo çka presidenti Topi foli në takim.
Kreu i shtetit shqiptar duke vënë në pah faktin që një pjesë e rëndësishme e delegacionit zyrtar përbëhet nga përfaqësues me peshë të biznesit dhe sipërmarrjes shqiptare, theksoi rëndësinë e inaugurimit sot të Zyrës së Biznesit dhe Komunikimit në Torino dhe frutshmërinë e shkëmbimit të vizitave të të tilla niveleve. Presidenti Topi e ftoi Presidenten rajonale të Piemontes për një vizitë zyrtare në vendin tonë në kuadër të forcimit të bashkëpunimit të gjithanshëm me rajonin piemontez ku bashkësia shqiptare, me gati 2200 sipërmarrje, është krejtësisht e integruar dhe shërben si një urë e fuqishme lidhëse dhe bashkëpunimi.
Në zonën e Piemontes bashkësia shqiptare, me gati 2200 sipërmarrje, është krejtësisht e integruar dhe shërben si një urë e fuqishme lidhëse dhe bashkëpunimi. Në përfundim të takimit presidenti shqiptar Bamir Topi dhe presidentja e Rajonit të Piemontes dhanë një deklaratë të përbashkët për shtyp.
(a.s/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›