Berat,zgjidhet problemi i përmbytjes së rrugëve
Trajtimi i bërë në “News24” mbi përmbytjen e rrugëve në lagjen “ 30 Vjetori” fare pranë qendrës së qytetit të Beratit, pas shqetësimit të ngritur nga banorët, ka bërë që specialistët të ndërhyjnë në zhbllokimin e këtij kolektori .
BERAT- Përmbytja e herë pas hershme e rrugëve në lagjen “30 Vjetori” fare pranë qendrës së qytetit të Beratit, ka detyruar specialistët të ndërhyjnë në zhbllokimin e kolektorit qendror “Donika Kastrioti”, pas trajtimit të këtij problemi në ekranin e televizorit “News 24”. Sipas burimeve nga Bashkia në këtë qyteti, duke parë shqetësimin e ngritur nga banorët e kësaj lagjeje është vendosur ditët e fundit të ndërhyhet për zbulimin dhe zhbllokimin e kolektorit qendror të ujërave të larta që kalojnë përmes kësaj lagjeje përgjatë sheshit, para stadiumit. Sipas Bashkisë , si dhe Drejtorisë së Shërbimeve. Shkak i vërshimit të ujërave të larta në këtë lagje ishte bllokimi i këtij kolektori, ç’ka detyroi më së fundi ndërhyrjen për zbulimin dhe pastrimin e tij . Po këto burime pohojnë se tashmë pas gjetjes së zonës së bllokuar po punohet për bërjen e një preventivi në lidhje me shumën që do të akordohet nga të ardhurat e Bashkisë për pastrimin dhe mbulimin e këtij kolektori, i cili pasi përshkon një pjesë të qytetit përfundon në lumin Osum. Pas riparimit dhe funksionimit të këtij kolektori, do të nisë puna për zhbllokim e pusetave anësore të rrugës, të cilat si pasoj e mbeturinave dhe mungesës së kapakëve janë bllokuar plotësisht duke dalë jashtë funksionit.
(a.r/news24/balkanweb)