Lirohet Genci Hysa, akuzohej per vrasjen e gruas
Tirane- Genci Hysa i akuzuar per vrasjen e bashkeshortes se tij ne Itali, eshte shpallur dje i pafajshem. Nderkohe qe shoku i tij Kujtim Dani eshte denuar vetem me 15 vjet burg per "shfrytezim prostitucioni". Vendimi eshte dhene dy dite me pare nga Kolegji i Bashkuar, me relator Bensik Imeraj. Ne arsyetimin e vendimit Imeraj, ka shpjeguar se per vrasjen e Servete Kulles, drejtesia italiane ka denuar nje tjeter person, duke eliminuar si autor te krimit bashkeshortin e saj. Nderkohe qe per shokun e tij Dani, Kolegji i Bashkuar e ka akuzuar ate, vetem per vepren penale te "shfrytezimit te prostitucionit" te dy motrave shqiptare, Mirjeta dhe Teuta Lika.
Shfrytezimi
Ne shkurt te vitit 2000, Genci Hysa, pasi largohet per ne Itali me nusen e tij, Servete Kulla, merr nje banese me qira ne Xhenova. Bashke me Serveten, ne kete apartament jetonin dy vajza rumune dhe dy motra nga Kruja, Mirjeta dhe Teuta Lika. Vetem ditet e para, kane qene te mira per Serveten. Me pas ajo eshte detyruar nga bashkeshorti per te dale ne rruge si prostitute, ndersa mesohet se nuk ka pranuar. Ne survejim te dy rumuneve dhe te nuses nga Gjoricaj u vune dy motrat, Mirjeta dhe Teuta Lika. Ndersa Genci Hysa, se bashku me nje shokun e tij, Kujtim Dani i ndiqnin ne cdo moment me makine. Nga hetimet e bera pas vrasjes se Servete Kulles, u mesua se vajzat qe prostituonin ne llogari te te pandehurve, dilnin ne oren 21:00 te mbremjes nga shtepia dhe ktheheshin ne oren 03:00 te mengjesit, me tren. Pasi ktheheshin, cantat e tyre kontrolloheshin nga Teuta Lika. Secila nga vajzat duhet te dorezonte ne nate 300 euro. Sipas gjykates, Lika ka pasur lidhje me te pandehurin Kujtim Dani.
Krimi
Ngjarja per te cilen u akuzuan dy te pandehurit, ka ndodhur me daten 25 prill 2001 ne Xhevona te Italise, ku ne nje kazan plehrash eshte gjetur kufoma e nje vajze. Ajo kishte veshur nje pale geta rrjete te zeza, minifund, xhup lekure, te brendshme te bardha. Sipas gjykates, kjo veshje tregonte se vajza ishte prostitute. Pas identifikimit te bere kufomes ka rezultuar se vajza ishte me emrin Servete Kulla, nga Shqiperia. Autoritetet italiane kane bere verifikimet e mundshme. Ne orarin qe eshte kryer vrasja, vajza ka qene duke prostituuar. Ne survejim te tyre kane qene te pandehurit, te cilet kane folur edhe ne telefon. Vajza, e identifikuar si Servete Kulla, mesohet se ishte therur me nje thike, tehu i se ciles ishte 15 cm i gjate. Pas ngjarjes, ne daten 25 prill 2001 Genci Hysa ndryshoi banese.