E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alibeaj, viziton te denuarit ne Fushe-Kruje

Ministri i Drejtesise Enkelejd Alibeaj, ka vizituar te denuarit ne burgun e Fushe-Krujes, ku ata po ndjekin kurse profesionale. Ministri Alibeaj shoqerohej nga ambasadori spanjoll Manuel Montobbio dhe drejtori i Pergjithshem i Burgjeve, Gazmend Dibra. Vizita ne kete institucion eshte bere me rastin e perfundimit te projektit "Mbeshtetje per implementimin e nje programi aktivitetesh dhe masash, qe te mundesoje riintegrimin e te denuarve dhe te denuarave me heqje lirie". Projekti u zbatua nga Agjencia Spanjolle e Bashkepunimit Nderkombetar per Zhvillim (AECID) ne vemendje e Ministrise se Drejtesise, Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve dhe ka kushtuar 210 mije euro. Gjate ketij projekti jane zhvilluar kurse formuese dhe profesionale si; perdorimi i kompjuterit dhe mesimi i programeve baze, gjuhe e huaj-anglisht, mekanik-saldator, zdrukthtari, hidraulik, luleshtari, mekanik-xhenerik si dhe njohjen e tyre brenda arsimit profesional shteteror. Ky projekt u zhvillua ne dy institucione penitenciare, ate te Fushe-Krujes dhe Vlores dhe nga ky projekt perfituan 150 te paraburgosur, u trajnuan 136 persona nga Sektori Social dhe 20 nga Sektori Juridik.

"Synimi yne eshte qe nepermjet projekteve te tilla, te implementojme ne keto institucione kulturen e punes, kulturen e arsimit, duke synuar shtrirjen e kesaj kulture ne te gjithe sistemin penitenciar "


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›