Alarmi fals në Rinas, i dyshuar një nga katër të shoqëruarit
Hetuesit nuk gjetën prova për të mbajtur në arrest tre të tjerët. Alarmi fals për bombë në Aeroportin e Rinasit u dha katër ditë më parë
Luan Kondi
TIRANË – Organi i akuzës ka mbajtur në qeli një nga katër të shoqëruarit e disa ditëve më parë si të dyshuar për telefonatën e gjoja vendosjes së një bombe në Aeroportin e Rinasit. Prokuroria e rrethit Tiranë, e cila ka nisur hetimet në lidhje me alarmin fals për bombë në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, para disa ditësh, nuk ka gjetur prova për të mbajtur në arrest tre të tjerët.
Dosja
Burime pranë kësaj Prokurorie konfirmuan për gazetën “Albania” mbërritjen e materialit hetimor të përpiluar nga policia dhe fillimin e shqyrtimit të tij në funksion të dokumentimit ligjor të autorësisë së kësaj ngjarjeje. Sipas këtyre burimeve, hetuesit e kësaj çështjeje kanë bërë të mundur zbulimin e një personi si autor i dyshuar i alarmit fals në Rinas. Ndonëse nuk preferuan të bëjnë të ditur emrin e të dyshuarit për shkak të sekretit hetimor, burimet siguruan se po punohet për kapjen e tij. Nga të dhënat hetimore rezulton se nuk bëhet fjalë për person me tendencë terroriste. Hetimet mbi këtë ngjarje morën shkas nga një telefonatë anonime për bombë në aeroportin “Nënë Tereza”, e bërë disa ditë më parë nga një kabinë telefonike pranë Liceut Artistik në Tiranë, alarm ky që rezultoi i rremë.
Ngjarja
Një telefonues nuk ka preferuar të njoftojë policinë, por redaksinë e një medieje të njohur, pasditen e datës 11 korrik. Pas telefonatës forca të shumta policie të mbërrinin me urgjencë në aeroport dhe të nisnin kontrollin e imtësishëm. Uniformat blu kanë bërë evakuimin e pasagjerëve nga ambientet e aeroportit, që ishte i tejmbushur me turistë vendas dhe të huaj. Pas një komunikimi të shpejtë me personelin është vendosur pezullimi i të gjitha fluturimeve të planifikuara dhe madje për shkaqe sigurie janë njoftuar nga kulla e kontrollit të trafikut ajror uljet e avionëve që vinin për në Rinas. Policia ka aktivizuar qentë anti-eksploziv për gjetjen e bombës, por ata nuk kanë mundur të gjejnë asgjë. Orë të tëra paniku përfshinë aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” pas atij njoftimi telefonik për ekzistencën e një bombe në ato ambiente. “Alarmi për bombë ishte i rremë”, - u tha në deklaratën e policisë pas kontrollit të të gjithë terminalit të Rinasit. Duket sikur telefonuesi nuk ka pasur asnjë synim tjetër përveçse të vërë në provë efektivat blu se si do të reagonin. Pas 45 minutash kontroll gjithandej që nga momenti i dhënies së alarmit, policia ka deklaruar se Aeroporti i Rinasit ishte i sigurt dhe se nuk ka asnjë eksploziv të vënë në të. Sipas të dhënave të policisë, në vendin e ngjarjes aktualisht gjithçka i është kthyer normalitetit dhe rreziku ka kaluar. Udhëtarët janë kthyer në terminal dhe gjithashtu edhe personeli i aeroportit është duke vazhduar punën normalisht.
15 Korrik 2008