E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr pa dëme njerëzore në një servis makinash



TIRANË - Një zjarr përfshiu mëngjesin e së hënës një servis makinash pranë Qytetit të Nxënësve në Tiranë, ndërkohë që, nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Me të marrë njoftimin, pranë servisit kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të mbështetura nga forcat e rendit që pasi bënë evakuimin e banorëve të zonës dhe rrethimin e saj, mundësuan shuarjen e flakëve të zjarrit. Burime nga policia e Tiranës bënë të ditur për gazetën “Albania” se, zjarri shkaktoi dëme materiale në një automjet tip autobus, që ndodhej për riparim në servis, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Sipas këtyre burimeve, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të këtij zjarri.

15 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›