Buxheti shtesë, qeveria siguron vetëm 10 për qind të fondit për 47 rrugë
Financat sigurojnë vetëm 40 nga 400 milionë dollarë Nuk plotësohen paratë për 1500 km rrugë rurale
Ervin Koçi
Qeveria “Berisha” dhe Ministria e Financave kanë vënë në pikëpyetje ndërtimin dhe përfundimin e projekteve të infrastrukturës në vend, me gjithë miratimin e buxhetit suplementar për vitin 2008. Shkak për këtë mosrealizim është bërë mossigurimi i fondeve të duhura për ndërtimin e rrugëve rurale, si dhe për përfundimin e projekteve të mbetura përgjysmë. Deri tani Ministria e Financave ka arritur që të sigurojë vetëm 40 milionë USD nga 400 të tilla që nevojiten për ndërtimin e rreth 1500 km rrugë rurale, ose e thënë ndryshe, vetëm 10 për qind të të gjithë shumës së duhur. Këto deklarata janë bërë dje gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, në të cilin kaloi për diskutim projektbuxheti suplementar 2008. Drejtoresha e Financimeve të Huaja në Ministrinë e Financave, Arjana Xhafa, ka deklaruar dje në këtë komision se “aktualisht për këto projekte kemi arritur që të sigurojmë një fond prej 15 milionë dollarësh nga OPEC-u, që është pjesë e marrëveshjeve për rrugët”. Përveç këtij fondi ka qenë edhe Banka Botërore që i ka ofruar qeverisë shqiptare një fond rreth 20 milionë USD për rrugët rurale dhe bashkë edhe me parë e qeverisë totali shkon në 40 milionë. Por Ministria e Financave është munduar që të justifikohet me faktin se “është në tratativa edhe me donatorë të tjerë për financime”, edhe pse nuk bën të ditura detajet e marrëveshjeve apo emrat e donatorëve të tjerë.
Investimet për rrugët
Më shumë se një e treta e fondeve të akumuluara për buxhetin suplementar do të përdoren për ndërtimin dhe asfaltimin e disa akseve të rrugëve nacionale. Por, sigurisht, edhe këtë radhë pjesën më të madhe të fondeve do ta marrë rruga Durrës-Kukës, për të cilën qeveria ka akorduar vetëm në këtë buxhet suplementar rreth 1,7 miliardë lekë, ose 15 milionë euro. Rreth 6 miliardë lekë të akumuluara nga buxheti shtesë do të përdoren për rroga, pensione dhe asistencë sociale, 8 miliardë lekë do të përdoren për shlyerje borxhi dhe 7 miliardë lekë do të jenë kontingjencë (rezervë).
Buxheti brenda korrikut
Qeveria shqiptare ka dërguar në Kuvend projektligjin mbi buxhetin suplementar prej 270 milionë dollarësh, i cilësuar nga kryeministri Sali Berisha si "një sukses spektakolar i qeverisë në fushën e financave të vendit". Në buxhetin suplementar prej 270 milionë dollarësh nuk përfshihen të ardhurat e ARMO-s dhe privatizimeve të tjera, por vetëm të ardhurat e krijuara si rezultat i disiplinës financiare. Projektligji mbi këtë buxhet suplementar paraqet të ardhurat dhe shpenzimet si për buxhetin qendror dhe atë lokal, ashtu dhe të ardhurat nga zërat e tjerë. Buxheti i shtetit për vitin 2008, sipas këtij projektligji, është: 1) Të ardhurat 303.783 milionë lekë. 2) Shpenzimet 360.207 milionë lekë. 3) Deficiti 56.424 milionë lekë. Të ardhurat nga fondi i konsoliduar janë 237.142 milionë lekë, shpenzimet 293.566 milionë lekë. Për buxhetin e pushtetit vendor, të ardhurat janë 31.646 milionë lekë, nga të cilat, granti i pakushtëzuar nga buxheti qendror 16.064 milionë lekë. Fondi i kontingjencës, prej 7 miliardë lekësh, do të përdoret për rritjen e pagave dhe të pagesave sociale, në 6-mujorin e dytë të vitit 2008.
Rrugët që u financuan
I. NDËRTIM
1. Kalimash – Kukës, loti 2, 140.986.229 lekë
2. Kukës – Morinë, loti 1, 331.601.917 lekë
3. Kukës – Morinë, 300.000.000 lekë
4. Kukës – Morinë, loti 3, 53.666.364 lekë
5. Unaza e Kavajës, 20.000.000 lekë
6. Rruga trans-ballkanike Vlorë, 87.149.522 lekë
7. Dhërmi-Himarë-Qeparo-Sarandë, 254.010.456 lekë
8. Vuno-Sarandë (kthesa e Pilurit), 331,691,000 lekë
9. Vuno-Sarandë (kthesa e Pilurit) loti 1, 243,794,000 lekë
10. Instituti–Kamëz - Zall-Herr, 113,101,918 lekë
11. Tiranë-Vorë, rrugët paralele, 223,699,420 lekë
12. Has-Qafë Prush, 303,574,312 lekë
13. Rruga e Valbonës, 207,750,000 lekë
14. Vidhas-Kombinati Metalurgjik, 25,000,000 lekë
15. Bllatë - Ura e Cerenecit, 316,590,140 lekë
16. Plloçë-Korçë, loti 1,2,3,4,5, 801,219,595 lekë
17. Qeparo - Sarandë, loti 1,2,3,4,5, 832,575,526 lekë
18. Kardhiq - Delvinë, 268,925,688 lekë
19. Lezhë - Shëngjin, 79.000.000 lekë
20. Rruga e Plazhit Spille, 50.000.000 lekë
21. Kukës - Morinë, vepër arti, 12,000,000 lekë
22. By Pass Kukës, loti 1, 150.000.000 lekë
23. Kalimash - Kukës, loti 1, 80.000.000 lekë
24. Kukës - Morinë, loti 3, 130,000,000 lekë
25. Kukës - Morinë, loti 4, 300,000,000 lekë
26. Kukës - Morinë, loti 5, 130,000,000 lekë
II. ASFALTIM
1. Pukë – Fushë Arrëz, 20,000,000 lekë
2. Rruga Gjiri i Lalzit, 310,079,542 lekë
3. Traget - Fierzë, 87,000,000 lekë
4. Dardhë - Korçë, 22,790,945 lekë
5. Laç – Patok, 14,909,834 lekë
6. Kthesa e Patosit - Ballsh, 16,241,139 lekë
7. Klos - Maqellarë, 20.170.642 lekë
8. ShënVlash- Fshati Rinia, 16,411,977 lekë
9. Dardhë - Pista e Skive, 6.000.000 lekë
10. Krutje – Fier-Shegan, 112,207,840 lekë
11. Dedaj - Bogë, 91,598,740 lekë
12. Vlorë – Selenicë, 13,095,020 lekë
13. Çiflig-Kosovë, 27,300,000 lekë
14. B.Curri - Has, loti 1, 250,000,000 lekë
15. B.Curri - Has, loti 2, 139,541,191 lekë
16. Dardhë - Ura e Drinit, 130,045,520 lekë
17. Tale – Lezhë, 70,000,000 lekë
18. Rruga e Gjinarit (Elbasan), 100,000,000 lekë
19. Rruga e Voskopojës, 80,000,000 lekë
20. Supervizion punimesh, 100,000,000 lekë
21. Shpronësime, 2,000,000,000 lekë
Buxheti suplementar
Të ardhurat
14 miliardë lekë nga tatimet dhe doganat
6 miliardë lekë nga fitimi i kompanive
700 milionë lekë, kursime nga borxhi
1 miliard lekë, kontingjenca e paalokuar
220 milionë lekë, kursime nga fondi i pagave
10 miliardë lekë nga privatizimi i ARMO-s
Shpenzimet
6 miliardë lekë do të përdoren për rroga, pensione, asistencë
12 miliardë lekë për ndërtim rrugësh dhe asfaltime
8 miliardë lekë do të përdoren për shlyerje borxhi
7 miliardë lekë do të jenë kontingjencë (rezervë)
15 Korrik 2008