Legalizimi i “parave të fshehura”, qytetarët nuk deklarojnë kapitalet
20/09/2011 Ligji për legalizimin e kapitaleve nuk po gjen zbatim në bankat e nivelit të dytë
Shumë pak qytetarë janë afruar pranë sporteleve të bankave për të legalizuar paratë e tyre dhe për të përfituar nga ligji për faljen fiskale dhe legalizimin e kapitaleve. Ligji dhe udhëzimi që hynë në fuqi në qershor të këtij viti nuk po sjellin efektet e duhura. Ekspertë të bankave të nivelit të dytë shprehen se megjithëse bankat kanë përgatitur të gjithë kuadrin e nevojshëm për t’ua ofruar këtë shërbim qytetarëve, interesi është i pakët. Për këtë sipas tyre, Ministria e Financave mund të bëjnë më shumë për të promovuar këtë mundësi që u jepet qytetarëve. Bankat vetë kanë vlerësuar se ky shërbim kërkon një promovim të orientuar dhe jo masiv. Ligji i shumëkërkuar për faljen e detyrimeve dhe legalizimin e aseteve po rezulton më i suksesshëm në pjesën e parë, pra të që lidhet me faljen e detyrimeve. Individët dhe subjektet mund t’i deklarojnë kapitalet e fshehura, duke ndjekur disa procedura të thjeshta pranë bankave dhe paguar një penalitet prej 3%. Për shembull, në datën 15 shtator 2011, individi X ka hapur një llogari bankare në bankën Y, në shumë prej 1 milion lekësh, për legalizim në bazë të ligjit nr.10 418, datë 21.4.2011. Për efekt legalizimi, banka ka mbajtur si tatim në burim 3% të shumës, pra 30,000 lekë. Në rast se në datën 20 qershor 2012, ky individ paraqitet pranë bankës ku ka llogarinë bankare për të bërë transferim në një llogari bankare në Itali të shumës prej 500 mijë lekësh, në këtë rast për të proceduar me transferimin, banka i mban 13% të shumës që kërkohet të transferohet, pra 65 mijë lekë. Në rast se shuma në të holla e legalizuar do të përdoret nga personi fizik tregtar për të bërë blerje jashtë vendit, atëherë personi fizik tregtar për të bërë urdhër-pagesën ndaj furnitorit të huaj, duhet të depozitojë pranë bankës kopje të deklaratës doganore të importit dhe kopje të noterizuara të kontratës me kompaninë nga jashtë shtetit ose faturës ku janë blerë mallrat e importuara. Afati për të përfituar nga ligji është 31 dhjetor 2011.