E Shtunë, 31 Tetor 2026

BDSH shpall moratorium per aksionin politik

Tetove 20 shtator 2011 NOA 8211 BDSH ka shpallur Moratorium te aktiviteteve te veta politike per nje kohe te pacaktuar. Ky vendim u miratua ne mbledhjen e mbajtur te kesaj partie me 16 shtator ne seline ne Tetove.
Kuvendi Qendror i Bashkimit Demokratik Shqiptar BDSH ne kete mbledhje kishte vetem nje pike te rendit te dites sa i perket analizes se funksionimit te BDSH-se pas zgjedhjeve te parakohshme parlamentare te 5 qershorit te ketij viti informon agjencia e lajmeve INA.
Ne mbledhje moren pjese perfaqesues te BDSH-se nga te gjitha deget ekzistuese te veprimit politik ne Maqedoni.
Pas analizes se rrethanave qe sollen humbjen e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare te 5 qershorit BDSH mori vendimin e moratoriumit qe nenkupton se do te pushojne se ekzistuari te gjitha organet partiake deri ne nje vendim te ardhshem.
Duke shpresuar se partia shqiptare ne pushtet do te luaje rolin e partnerit te barabarte ne qeveri dhe se do te angazhohet per heqjen e diskriminimit te shqiptareve ne Maqedoni BDSH do ti jape hapesire veprimi partise fituese te zgjedhjeve dhe do te shpresoje ne kohe me te pershtatshme per prezantimin e platformes dhe veprimit te vet politik ne Maqedoni thuhet ne komunikaten e ketij subjekti politik te udhehequr nga veprimtari i njohur dhe themeluesi i UK-ve Bardhyl Mahmuti.
INA/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›