Alarmi i higjienës: Mos blini ushqime në shkolla
"Mos blini produkte ushqimore nga shitësit ambulantë pranë shkollave. Janë të pakontrolluara dhe mund të rrezikojnë shëndetin tuaj", ky është apeli që Drejtoria e Higjienës i bëri dje të gjithë nxënësve.
Sipas drejtorit Gjergj Ndoja, aktiviteti i shitësve ambulantë të palicencuar duhet të ndërpritet, por kjo është kompetencë e Policisë Bashkiake dhe asaj Tatimore, e jo e Drejtorisë së Shëndetit Publik. Për të shmangur pasojat që mund të shkaktojnë tek nxënësit e shkollës ushqimet jo të kontrolluara, Ndoja kërkoi bashkëpunimin e këtyre strukturave. Sipas tij, në stinën e verës risku është më i madh, pasi ushqimet që tregtohen në diell e pa kushte frigoriferike prishen shpejt. "Ne nuk do të lejojmë për aq sa na takon asnjë subjekt privat që të tregtojë ushqime pa leje higjieno-sanitare dhe pa librezë individuale shëndetësore. Leja higjieno-sanitare dhe libreza individuale shëndetësore janë dhe dy kriteret kryesore, për të cilat inspektorët e DSHP-së janë duke zhvilluar kontrolle të vazhdueshme në çdo subjekt", u shpreh drejtori Ndoja. Ai theksoi se inspektimet janë fokusuar kryesisht në tregjet e mëdha të Tiranës, ku ka mjaft tregtarë që ushtrojnë aktivitetin e tyre pa norma higjieno-sanitare. Prej kontrolleve të fundit të DSHP-së, është konstatuar se në lokalet e zonës së pazarit te Stacioni i Trenit, pazari i "Mulletëve", tregu pranë ish-uzinës "Dinamo", ka mjaft tregtarë që shesin produkte bulmeti të papaketuara, në ambiente të hapura mes pluhurit e pa kushte frigoriferike.
Mungese e higjienës sanitare është evidentuar edhe në punishtet e akulloreve dhe ëmbëlsirave në Tiranë. Nga 123 pastiçeri të kontrolluara në disa punishte, mostrat e marra kanë rezultuar me mikrobe. Por në muajt prill-maj kur është bërë inspektimi, prodhimi i akulloreve që konsumohen më së shumti në verë ka qenë më i ulët. Nuk janë vendosur gjoba, por janë dhënë vetëm paralajmërime. Një tjetër kontroll ka nisur ditët e fundit në këto punishte. Drejtoria e Higjienës bën me dije se do të mbyllë të gjitha pastiçeritë që kanë produkte të kontaminuara. Masa do të merren edhe për ato subjekte ku kushtet e ruajtjes së ëmbëlsirave dhe akulloreve janë jashtë standardeve. Në stinën e verës shtohet ndjeshëm numri i personave që paraqiten në spital me helmime nga ushqimet.