Oketa: Në 2010 ushtri profesioniste
Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, tha dje se brenda vitit 2010 Shqipëria do të ketë një ushtri profesioniste dhe kjo do të bëhet e mundur edhe për shkak të rritjes së buxhetit për Forcat e Armatosura.
Gjatë një takimi me komandantin e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, Gjeneral major Glenn K. Rieth, ministri Oketa u shpreh se, "ne jemi gati për të vazhduar bisedimet me NATO-n dhe për të parë të gjitha parametrat që duhen për reformat që do të bëhen dhe për të transformuar Forcat tona të Armatosura në forca profesioniste. Për arritjen e këtij objektivi, nënvizoi ministri Oketa, qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion të Forcave të Armatosura 2% të GDP-së dhe ne jemi plotësisht të bindur se në vitin 2010 do të kemi një ushtri profesioniste". Kurse komandanti i Gardës Kombëtare të Nju Xhersit theksoi se, "ushtarët tanë tashmë kanë kohë që po punojnë dhe kryejnë misione paqeruajtëse përkrah me ushtarët shqiptarë dhe jam i bindur që këto marrëdhënie bashkëpunimi do të vazhdojnë të forcohen dhe të rriten akoma dhe më shumë në të ardhmen".