Rama “Dialog për fshatin” në komunat e Shkodrës
Bashkëbisedimi i kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, për problemet e fshatit, ka vazhduar në fshatin Paçram të komunës Hajmel.
Puna e pakët në bujqësi dhe emigracioni si prioritet i të rinjve, kanë qenë temat e bashkëbisedimit, ku banorët kanë dashur të sugjerojnë edhe rrugëzgjidhje. Kriza e çmimeve dhe produkteve të domosdoshme për të punuar tokën ka qenë problemi më shqetësues për banorët, të cilët ia kanë referuar shefit të selisë rozë në këtë takim. "Unë kam shumë besim se ne mund të realizojmë shumë nga ato gjëra që i dëshirojmë prej 17 vjetësh dhe që gjatë gjithë kësaj kohe, mbeten vetëm dëshira. Ndërkohë që në këto 17 vjet kemi pasur zhgënjime, pasi kemi dëgjuar shumë premtime. Besoj se është koha për t'i dhënë jetë një politike të re, e cila është politika e jetës së përditshme, është politika e komunikimit të drejtpërdrejtë me njerëzit ku ata jetojnë, është politika e diskutimit dhe e vendimmarrjes së përbashkët për rrugëdaljet nga krizat e jetës tonë të përditshme. Është politika e ringjalljes së shpresës në çdo fshat të Shqipërisë, duke iu dhënë mundësi atyre që jetojnë në fshat, që mund të prodhojnë dhe shkollohen", tha Rama.