E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, shqiptari fiton lotarinë 1 milion euro

 

Mund të cilësohet shqiptari më me fat në Itali. I kanë mjaftuar vetëm pak sekonda për të bërë një pasuri milioneri. Një emigrant, 25-vjeçar, që jetonte në Rimini, ka fituar dje 1 milion euro me anë të lotarisë, gërvisht dhe fito. Në momentin kur sporteli ka qenë duke u mbyllur 25-vjeçari është afruar për të blerë katër bileta me nga 5 euro secila, të cilat i luajti dhe i humbi të gjitha. Kështu i riu ka shpenzuar edhe 30 euro të tjera për tre bileta "Mega Miliarder" nga 10 euro secila. I riu, ka kërkuar menjëherë shpjegime nga shitësi aty, i mahnitur dhe hutuar nga shifra që i është shfaqur në biletë, dhe menjëherë është larguar. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane, të cilat kanë bërë të ditur se shqiptari vetëm 25 vjeç është bërë pronari dhe fituesi i plot 1 milion euro në një lotari në Rimini. Mediat italiane nuk bëjnë të ditur emrin e shqiptarit, por me siguri, tani atij nuk do t'i duhet më të punojë për të siguruar jetesën. Një shembull jo fort i mirë për mënyrën e sigurimit të jetesës, por sidoqoftë një rast fatlum për shqiptarin emigrant.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›