E Shtunë, 31 Tetor 2026

PNUD: Mbro mjedisin, mbro jetën

Në Ditën Botërore të Mjedisit, OKB dhe Banka Botërore në Shqipëri organizuan aktivitete të ndryshme në mbrojtje të mjedisit, me temën "Mbro mjedisin, mbro jetën". 

Qëllimi i këtyre aktiviteteve ishte sensibilizimi i opinionit publik për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit nga institucionet shtetërore, por dhe vetë qytetarët. Dita Botërore e Mjedisit përqendrohet mbi rëndësinë e mjedisit dhe stimulimin e vëmendjes politike dhe aksionit. Ngjarja përpiqet t'i japë një fytyrë njerëzore çështjeve ambientale; të fuqizojë njerëzit të bëhen agjentë më aktivë të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të barabartë, të nxisin besimin që komunitetet janë kyçe për të ndryshuar qëndrimin ndaj çështjeve ambientale; dhe të punojnë për partneritet, që do të sigurojë që të gjitha shtetet dhe njerëzit të gëzojnë të ardhme më të begatë. Shqipëria ka ratifikuar Konventën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, si dhe protokollin e saj të Kiotos. Programi i PNUD-it për Ndryshimet Klimatike, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, punon për zbatimin e këtyre dy marrëveshjeve. Shqipëria duhet të raportojë periodikisht (çdo 3-4 vjet) në Konferencën e Palëve të Konventës, të formulojë politikat dhe masat për reduktimin e rritjes së shkarkimeve të gazeve me efektin serrë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›