E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisma, pronat e TVSH-së i kalojnë shtetit

Deputeti i PD-së, Safet Sulaj, ka paraqitur nismën për dhënien e të drejtës së pronësisë publike të pronave për RTSH-në. 

"Pavarësisht se në statutin e RTSH theksohet se, RTSH është person juridik e publik krijuar me ligj, me zotësi juridike të kufizuar. Asnjë nga organet e RTSH-së nuk mund të sillen si pronar të këtyre pasurive të paluajtshme, sikurse nuk mund t'i transferojnë apo tjetërsojnë këto prona të paluajtshme përveç se jepen me qira", thuhet në relacionin e paraqitur. Sipas tij, legjislacioni në fuqi parashikon të drejtën e pronësisë të personave juridikë publikë, qoftë edhe të krijuar me ligj mbi pronat e paluajtshme. "Pronat e paluajtshme të RTSH janë pronë publike në përputhje me ligjin 'Për pronat e paluajtshme' dhe regjistrohen nga Këshilli i Ministrave në Regjistrin e Pronave të Paluajtshme me pronar Republikën e Shqipërisë", thuhet në amendamentin e propozuar. Gjithashtu në pikën e dytë të amendamentit kërkohet, që 30 ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit, Këshilli Drejtues i RTSH-së miraton ndryshimet përkatëse në statutin e RTSH-së dhe ia dërgon Kuvendit për miratim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›