Pëllumbi: Federata edhe mes PS-PSD
Federata e majtë mund të bëhet edhe me dy parti.
Kjo ka qenë një nga idetë e profesorit të Partisë Socialiste, Servet Pëllumbi për një propozim që ishte pranuar nga dy partitë e majta, PS dhe PSD e që kishte nisur të konkretizohej përmes një platforme bashkëpunimi. "Federata bëhet edhe me dy apo me tri parti, nuk ka ndonjë problem", është shprehur Pëllumbi. Por ishte pikërisht kreu socialist Edi Rama që shpalli nisjen e krijimit të federatës së majtë shqiptare. "Federata është e domosdoshme dhe kjo le të nisë me dy partitë tona, PS-PSD për t’u zgjeruar më tej", u shpreh Rama pak muaj më parë. Ky propozim i Ramës u shpall në fakt pas një diskutimi konkret për të realizuar një ide të hedhur kohë më parë nga kreu socialdemokrat Skënder Gjinushi rreth një federate ku të përfshiheshin të gjitha partitë e majta opozitare. Por jo të gjitha partitë e majta e konsideruan në kohë një propozim të tillë, duke e vërtetuar këtë me vendimin e djeshëm të Këshillit Kombëtar të PSD-së.